Foto-Ndërkombëtarët ‘zbarkojnë’ në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut
Këtë të enjte po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Latë t...

Në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidati për drejtues të SPAK-ut, Adnan Xholi, paraqiti platformën e tij të drejtuar ndaj rritjes së efikasitetit në hetime, rezultateve konkrete dhe transparencës ndaj publikut.
Xholi theksoi se përballja me opinionin publik duhet të jetë e bazuar në rezultate, duke garantuar hetime të shpejta dhe prova të pakundërshtueshme në gjykatë. Ai nënvizoi se sjell me vete 27 vite eksperiencë, mes të cilave 16 vite si drejtues në struktura të ndryshme të prokurorisë, periudhë që sipas tij i ka dhënë mundësinë të menaxhojë situata të vështira dhe t’u japë zgjidhje konkrete.
Gjatë prezantimit, ai kujtoi se ka përfaqësuar prokurorinë në tri shkallët e gjykimit dhe ka punuar për tetë vite në Prokurorinë e Përgjithshme, duke qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme gjyqësore.
Xholi theksoi eksperiencën e tij në hartimin e akteve dhe rregulloreve, si dhe angazhimin për të mbledhur problematikat nga kolegët për të krijuar mekanizma funksionalë zgjidhjeje. Ai renditi si pika të forta ekspertizën ligjore, aftësinë në menaxhimin dhe drejtimin e strukturave hetimore, si dhe drejtimin e pesë skuadrave të përbashkëta hetimore me Francën, Gjermaninë, SHBA-në dhe Britaninë.
Në karrierën e tij, tha ai, është angazhuar në hetime të rëndësishme për trafikun e lëndëve narkotike, pastrimin e parave dhe trafikun e qenieve njerëzore, duke bashkëpunuar në goditjen e grupeve kriminale ndërkombëtare dhe në përballje me subjekte me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Xholi u ndal edhe te roli i drejtuesit të SPAK-ut, duke theksuar se ky funksion kërkon shembull personal, përgjegjësi të shtuar dhe integritet. Ai shtoi se suksesi i prokurorit nuk matet nga numri i procedimeve, por nga rezultatet në gjykatë.
Në mbyllje, kandidati deklaroi se nëse merr besimin e KLP-së, do të vërë në dispozicion ekspertizën e tij të spikatur, aftësitë menaxheriale dhe përvojën e gjerë në çështjet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dosjeve sensitive, përfshirë ato të vitit 1997./ CNA
Këtë të enjte po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Latë t...
Në KLP po mbahet këtë të enjtë mbledhja për kreun e ri të ...
Ka nisur mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën ...
Përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit ka krijuar shumë ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë ditën e sotme detaje lidh...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Në aktivitetin për 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KP...
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe ish-gjyqtarja, Ho...
Pedagogia Ingrid Konomi, një emër i ri që sjell frymë prof...
Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendro...
Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar ditën e sotme një ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për një p...
Aktivistja e koalicionit shqiptar “Pro familjes dhe jetës”...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, F...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë ditën e nesër...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur sot fja...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...