Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, merr pjesë në Samitin e Aqabës dhe viziton vendet e shenjta në Jordani.
Në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Aqabës, u zhvillua Samiti i organizuar nga Mbreti i Jordanisë, z. Abdullah II bin Al-Husein dhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, nga data 8 - 9 dhjetor 2025 në Aqaba të Jordanisë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit dhe Lindjes.
Nga vendi ynë morën pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani; Arqipeshkvi i Tiranës, Monsinjor Arjan Dodaj; Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu.
Në Samit morën pjesë primatë të Kishave Orthodhokse, Patriarku i Jerusalemit, Theofili III; Patriarku i Antiokisë Joani X; Patriarku i Serbisë, Porfiri, me të cilët Kryepiskopi Joan zhvilloi takime, dhe përfqësues të Kishës Orthodhokse të Rumanisë, Bullgarisë, Kryepiskopatës së Ohrit etj.
Ndërsa nga Kisha Romano Katolike mori pjesë Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve myslimane të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.
Samiti ishte një mundësi historike për t’iu drejtuar komuniteteve me respekt dhe dashuri vëllazërore, ku u theksua që popujt e rajonit ndajnë më shumë se një mijëvjeçar historie të përbashkët, të pasur me trashëgimi fetare, arritje kulturore, shkencore dhe artistike, por njëkohësisht edhe me periudha vuajtjesh, konfliktesh dhe plagë që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive.
Përfaqësuesit shpresojnë që në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërfetar, me synim shërbimin ndaj komuniteteve, popujve dhe pakicave kombëtare. Në deklaratën e Samitit u rikujtuan figurat e shenjta dhe heronjtë e popujve të Ballkanit, të cilët me jetën dhe shembullin e tyre dëshmuan vlerën e besimit të gjallë.
Shembulli i tyre duhet të frymëzojë jo vetëm pajtimin historik, por edhe solidaritetin konkret të përditshëm dhe bashkëpunimin konstruktiv. “Ne falim dhe kërkojmë falje” - ishte mesazhi qendror i dialogut për bashkëjetesë.
Kryepiskopi Joan i shoqëruar dhe Kryedhjakoni Johan vizituan lumin Jordan, vendin e pagëzimit të Krishtit nga Joan Pagëzori dhe kishat e ndërtuara në këtë rajon.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë ditën e nesër...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbajtur sot fja...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka folur ditën e...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Pos...
Një banesë është përfshirë ditën e sotme nga zjarri në fsh...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ta...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mori pjesë ...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar në li...
Një banesë ka marrë flakë në fshatin Guras, konkretisht në...
SPAK ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku është god...
Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ës...
Gjykata e Posaçme caktoi shtyrjen e seancës për shqyrtimin...
Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, ka vizitu...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencë...
Policia ka referuar në Prokurori materialet për Adriatik L...
Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve për rishpalljen nga...
Gazeta e njohur italiane "La Repubblica" ka publikuar sot ...
Një hetim i madh i publikuar nga "BBC" ka zbuluar se një d...
Një ditë më parë iu vendos tritoli një biznesi në Shkodër....
Parku Kombëtar i Lurës, i vendosur në zemër të Dibrës në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...