web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim

15 Korrik 2026, 12:30, Aktualitet CNA

Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën

Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tre operacione për pastrimin e parave përmes ndërtimit.

Braho u shpreh se ka kompani ndërtimi që janë në hetim dhe kompani ndërtimi që janë dërguar për gjykim.

Kreu i SPAK deklaroi se kjo çështje është më e thellë pasi janë kryer investime nga kompani duke përdorur produkte të krimit të organizuar.

“Janë tre operacione që tregojnë se si paratë e krimit kanë operauar me subjekte ndërtuese. E kam fjalën për investime të personave duke përdorur produktet e krimit të organziuar është dicka më e thellë.

Ne nuk hetojmë kompanitë por krimin dhe korrupsionin dhe kudo ku na cojnë provat. Nuk dalim dot në tiranë dhe të shikojmë këtë kompani dhe këtë pallat.

Ka kompani në hetim, ka kompani që janë dërguar në gjykim”, tha Braho.





Lajmet e fundit nga