web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masa mbrojtjeje shtesë për prokurorë të caktuar?/ Kreu i SPAK-ut tregon rastet

15 Korrik 2026, 11:48, Aktualitet CNA

Masa mbrojtjeje shtesë për prokurorë të caktuar?/ Kreu i

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, tregoi sot se ka pasur raste që për prokurorë të caktuar është kërkuar vendosje e masave mbrojtëse shtesë.

Ndërsa merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Nismat Qytetare, Braho zgjodhi të mos shprehej me numra.

Sipas tij, të gjitha rastet për mbrojtje shtesë për disa prokurorë u janë paraqitur institucioneve përkatëse.

“Ka pasur raste që për prokurorë të caktuar është kërkuar vendosje e masave mbrojtëse shtesë dhe për këtë është komisioni përkatës që funksionon për këtë pjesë. Nuk mund të them detaje të tjera për numrin e rasteve. Por institucionet kanë qenë gjithmonë mbështetëse për rastet e tilla që janë paraqitur nga SPAK-u”,-tregoi Braho./CNA





Lajmet e fundit nga