web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Volumi i punës në SPAK/ Braho: Strategji e re efektive, ulje e kurbës së çështjeve të mbartura

15 Korrik 2026, 11:07, Aktualitet CNA

Volumi i punës në SPAK/ Braho: Strategji e re efektive, ulje e

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ishte i pranishëm këtë të mërkurë në Komisonin për Nismat Qytetare, ku në rend dite është shqyrtimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2025".  

I pyetur nga zëvendëskryetari i komisionit, Ermal Elezi, lidhur me volumin e punës së SPAK-ut, bazuar edhe në raportet e publikuara së fundmi, Braho u shpreh se situata aktuale ndikohet nga mungesa në personel me të cilën përballet institucioni, kryesisht për hetues të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit, por edhe me nevojën për këshilltarë ligjorë.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK-ut theksoi se strategjia më e fundit e miratuar për mbarëvajtjen e punës synon uljen e çështjeve të mbartura, gjë që, sipas tij, po vërehet edhe me uljen e kurbës për periudhën e tanishme.

“Mungesa në personel lidhet me dy aspekte, më së shumti me vendet në BKH që janë ende të paplotësuara. Janë 40 vende të hapura për hetues. Por në vlerësimin tonë lidhet edhe me nevojën për këshilltarë ligjorë për prokurorët e posaçëm. Pavarësisht se raporti 2026 vëren rritjen e ngarkesës së punës, SPAK-u ka miratuar një strategji për çështjet e mbartura. Këtë periudhë ka filluar edhe ndryshimi i kurbës së çështjeve dhe janë në zbritje”,-tha Braho./CNA

 





Lajmet e fundit nga