
Është data 20 gusht dhe temperatura arrin në 35 gradë, por banorët e rrugës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë gjenden në treg duke bërë pazaret e javës. Shumë prej tyre blejnë fruta-perime te rrugica “Vath Koreshi”, ndërsa të tjerë janë duke bërë pazar me banorët e zonave rurale, që shesin qumësht dhe vezë mbi trotuar.
Petriti bashkë me të shoqen bisedojnë me tregtarët ambulantë dhe blejnë prej tyre bulmet.
“Qumështin e morëm tek fshatarët, e kanë të freskët,” thotë Petriti. “Dalim çdo ditë që e marrim, mundohemi të vijmë sa më shpejt, por na qëllon ndonjë ditë që vijmë edhe vonë,” shton ai.
Kryeqyteti është tregu kryesor i produkteve të banorëve të zonave rurale, që sjellin çdo ditë qumësht, vezë, pula, mish qengji apo viçi si dhe fruta-perime të bahçeve të tyre. Por ata nuk kanë një treg të posaçëm dhe i shesin produktet në rrugica apo trotuarë.
Kërkesa për produkte të freskëta fshati është gjithashtu e lartë në Tiranë, pavarësisht kushteve të tregtimit.
“Cilësia e qumështit të lopës që marrim tek fshatarët është më e lartë, ne e bëjmë vetë edhe kosin. Ka pasur raste që ka qenë i prishur, se ne kemi ardhur vonë dhe ka qëndruar në diell bidoni, por sërish mendojmë se ushqehemi më të sigurt kështu,” tha Petriti.
Por ekspertët e sigurisë ushqimore nuk bien dakord.
Kristaq Bërxholi, pedagog në pension i Veterinarisë Mjekësore thotë se tregtimi i produkteve në kushte jofrigoriferike është rreptësisht i ndaluar dhe “duhet të ndalet menjëherë”.
“Shitja e produkteve në rrugë si qumështi, mishi, djathi, veza dhe mishi është kategorikisht e ndaluar. Bota ka dhënë alarmin, pasi ndryshimi i klimës ka shtuar shumë insektet, ka shtuar parazitët, por edhe viruset dhe bakteret që këto produkte transmetojnë,” tha Bërxholi.
“Nëpërmjet ushqimit mund të infektohen shumë njerëz, mund të përhapen shumë sëmundje ndaj edhe kërkohet shumë kujdes,” shtoi ai./ Reporteri.al
Skandalet që janë bërë publike në vendin tonë kanë qenë të...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Bejleri është...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me...
Bashkëshorti i kryemnisitres së Italisë, Giorgia Meloni ës...
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Inf...
Avokati, Genci Gjokutaj ka reaguar pas intervistës së dhën...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin g...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka inspektuar ...
Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për herë të dytë Presidencë...
Naim Hyska, ish-oficeri i policisë, i cili u plagos me plu...
“Çmenduritë” e biznesmenit dhe sipërmarrësit, Gjergj L...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për shkelje ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka këmbëngulur duke d...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një dalje për m...
Ministri Taulant Balla ka bërë me dije se nuk ka një kallë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbuluar se dy vend...
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka ...
Ish-kryemnistri Sali Berisha ka folur në lidhje me koncesi...
SPAK-u ka deklaruar se masat e marra për sigurinë e kreut ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...