Alfred Ballës i'u hoq mandati/ KLP thërret mbledhje për kryetarin e ri
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet mëngjesi...

Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të ndjeshme në tremujorin e këtij viti.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të muajit mars numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.52 milionë, në rënie me 3.5% krahasuar me fundin e vitit 2023 dhe me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënie madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 2.8% nga fillimi i vitit dhe 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia e numrit të përdoruesve aktivë mund të shpjegohet me një sërë faktorësh. Tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund të shpjegojnë në një horizont krahasimi më afatgjatë rënien e numrit të përdoruesve aktivë. Për shembull, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 numri i përdoruesve aktivë ka rënë me më shumë se 27%.
Megjithatë, nga ana tjetër, përkohësisht ky efekt duhet të jetë kompensuar nga rritja e fortë e turizmit hyrës. Turistët e huaj në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Gjatë tremujorit III 2023 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.19 milionë në 2.56 milionë. Por, në tremujorin IV 2023 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.08 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një ndikim të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.
Megjithatë, duke parë rritjen vjetore të numrit të turistëve të huaj që raportojnë statistikat zyrtare, rënia e numrit të përdoruesve aktivë me bazë vjetore duket e vështirë për t’u shpjeguar. Një prej shkaqeve të tjera mund të jetë amortizimi gradual i efektit të bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom.
Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek internet dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.
Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 25.1% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 31.8%.
Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 2%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 6.3%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti.
Këtë vit, pritet që operatorët shqiptarë të komunikimeve celulare të ofrojnë për herë të parë shërbime të teknologjisë 5G.
Në muajin prill, AKEP mbylli procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, të parat që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri. Tani pritet që AKEP të shpallë tenderin për dhënien në përdorim të këtyre frekuencave.
Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave./Monitor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet mëngjesi...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda ...
Parlamenti votoi pasditen e kësaj të enjteje miratimin e p...
Policia ka nxjerrë detaje për skemën e mashtrimit të njoft...
Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione dhe deb...
Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rr...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka denoncuar një skemë mashtr...
Televizioni Kombëtar Klan do të transmetojë këtë vit ekskl...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Lul Bashën...
Deputeti Ferdinand Xhaferri ka "qarë" sot në Kuvend hallet...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u është përgjigjur dek...
Argita Malltezi është shprehur se nuk ka asnjë shans l...
Përfundoi pas 2 orësh protesta e opozitës që u zhvillua pa...
Mori përsipër të trajtojë mbetjet spitalore me dokumente f...
Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një sërë pyetjesh...
Krahas debateve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pjesë e rrjetit ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e Gazment Ba...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...