EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Mori përsipër të trajtojë mbetjet spitalore me dokumente false dhe pa pajisje, Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e shtetasit E.M. për falsifikim dhe dëme në mjedis, masa dhe për inspektorët publikë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr.1255 të vitit 2024 kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin E.M. për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’.
Në funksion të hetimeve paraprake nga ana e prokurorisë në bashkëpunim të ngushtë me sektorin Kundër Krimit Ekonomik pranë DVP Tiranë, janë kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, se kemi të bëjmë me konsumim të elemeteve të veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3, 201/a, 201/c, 248 të Kodit Penal.
Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M., ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.
Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh., kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetëmonitorimit periodike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit janar të vitit 2024.
Personi juridik është inspektuar nga punononjësit shtetëror I.B., dhe K.A., por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e pajisjes Econos Tsc 150. Po kështu, edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportur pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazinë, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incenerator.
Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e këqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personi nën hetim E.M, se paisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.
Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatorëve, personi juridik të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, ekpertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite./ CNA
Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një sërë pyetjesh...
Krahas debateve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pjesë e rrjetit ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e Gazment Ba...
Tensionohet situata në protestën e sotme të opozitës, e ci...
Është ndërprerë sërish seanca parlamentare. Kryeparlamenta...
Me tensione po shoqërohet protesta e sotme e opozitës jash...
Debate të ashpra po zhvillohen në Kuvend. Deputeti Fla...
Që prej orës 10:00 ka nisur protesta para Kuvendit, ku...
Situata është tensionuar para parlamentit. Protestuesi...
Në orën 10:00, me nisjen e seancës parlamentare dhe protes...
Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e pro...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Kuvend, ku pritet ...
Ditën e sotme opozita do të zhvillojë një protestë par...
Bletaria është një nga veprimtaritë që banorët e Voskopojë...
Policia e Shtetit ka bërë me dije masat e marra për garant...
Në aksin Thumanë-Kashar, pjesë integrale e korridorit Blu,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...