web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk zgjat qetësia në Theth/ Sërish përplasje mes banorëve dhe policisë

9 Korrik 2025, 14:32, Aktualitet CNA

Nuk zgjat qetësia në Theth/ Sërish përplasje mes

Nuk ka zgjatur shumë qetësia në Theth. Pas mbërritjes në zonë të drejtorit të zbatimit të vendimeve në IKMT situata ka agravuar sërish.

Fatmir Mete, drejtor i zbatimit të vendimeve në IKMT, ka deklaruar se do të vijojë me zbatimin e ligjit ku në total janë rreth 70 objekte për t'u rrafshuar. I pyetur përse ky vendim në kulmin e sezonit turistik, sipas tij, sezon ka në 4 stinët e vitit.

"Ne do të zbatojmë ligjin, do të prishim objektet që janë me bazë ligjore për t'u prishur. Janë rreth 70-80 objekte. Sipas ligjit, ne kemi bërë njoftim me ditë të tëra, na është premtuar që do t'i çmontojmë. Kjo është hera e tretë që vijmë këtu. Sipas ligjit, afati për t'i hequr vetë është 5-ditor, por kanë kaluar 15 ditë nga njoftimi. 70 objektet janë ndërtime të reja dhe këtu po bëhet një batërdi. Banorët duhet të jenë të shqetësuar për ta mbrojtur këtë zonë. Nuk themi që jemi në sezon turistik sepse këtu ka turizëm në çdo stinë", tha Mete.

 

Bekim Koçeku është njëri prej banorëve të cilit do t'i prishen 5 shtëpiza druri. Me aftësi të kufizuara ai dhe familjarët e tij, me lot në sy, kërkojnë ndihmë.

"Të gjitha janë druri e duan të m'i prishin. Unë jam në kredi. Më mirë futëm nën rrota të vdes edhe unë", tha Koçeku.

"Unë jam motra e Bekim Koçekut që kemi ndërtuar 5 shtëpiza druri. Bekimi ka hyrë në kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar e ndihmuar familjen e vet. Edhe nëse vdesim këtu ne nuk e lëshojmë këtë vend sepse është toka e babës dhe gjyshit. Vëllain e ka vra zoti boll se është pa duar e pa këmbë e tani me e vra dhe shteti. Shihi familjen, fëmijët si rrinë, nuk e marrin veten nga kjo traumë", u shpreh motra e Bekim Koçekut.

 

Banorët thonë se herë pas here kanë paguar ryshfete te titullarët e institucioneve, të cilët i kanë gënjyer se askush nuk do t'ua prishë banesat.

Ata kërkojnë shtyrje të afateve, pasi në një pjesë të këtyre banesave po qëndrojnë turistë. Por mbërritja e IKMT-së nga qendra ka risjellë agravim të situatës në Theth./CNA





Lajmet e fundit nga