“Prishje të qëllimshme, jemi në tokat tona”/ Përplasje mes banorëve dhe policisë në Theth
Aksioni i prishjes së ndërtimeve në Theth pasditën e kësaj...

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës
2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.
4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë
6. Në lagjen Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,
7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar
8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd
9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier
10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin
11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
1. Vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbeshtetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara
Qarku Berat
2. Fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.
Qarku Dibër
3. Vendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.
4. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin./CNA
Aksioni i prishjes së ndërtimeve në Theth pasditën e kësaj...
Datat 13- 17 Gusht 2025 rikthejnë Festën e Birrës në Korçë...
Në një editorial të gjatë me lot krokodili dhe në fund me ...
Në një dalje mediatike për gazetarin Ervin Paruca në Syri ...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qëndrimet e tij lidhur me çës...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se prokurorët nuk duhet të fle...
Gazetari Elvi Fundo u shpreh sot lidhur me disa prej proce...
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka lënë këtë pasdit...
Për të dytën ditë radhazi, në fshatin turistik të Thethit,...
Sot, Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin për kryebashkia...
Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr....
Prej orës 12:00 ka nisur seanca në Gjykatën e Lartë për kr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës me t...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një deklaratë për m...
Guvernatori Gent Sejko u bëri sot thirrje bankave treg...
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën për lirim me kusht ng...
Sot në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvill...
Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se banka Raiffeisen ...
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut në mjediset e Kryem...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...