Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Joani, në intervistën e tij për emisionin “Opinion” ka folur dhe për sfidat e tij si Kryepiskop.
Sfida kryesore, u shpreh Fortlumturia e tij, është përhapja e vlerave për të ndërtuar një shoqëri me disa vlera kyçe.
Kryepiskopi tha se detyra para kombit dhe Zotit është përpjekja për të formuar qytetarë që kanë vlera dhe një qytetar me vlera është një qytetar që jeton sipas urdhërimeve të Zotit.
Më tej, Fortlumturia e Tij u ndal dhe te fakti se njeriu është qenie komunitare dhe tha se një i krishterë vetëm për vete, nuk është i krishterë.
Fevziu: Cila është sfida kryesore me të cilën ju si Kryepeshkop përballeni në punën tuaj të përditshme?
Kryepiskopi: Unë besoj që sfida kryesore është përhapja e vlerave, për të ndërtuar një shoqëri që të ketë disa vlera kyçe.
Fevziu: E cila është, domethënë shumë sot është në krizë të plotë të vlerave.
Kryepiskopi: Dhe detyra jonë është pikërisht kjo gjë, edhe para kombit edhe para Zotit, që të përpiqemi të formojmë disa qytetarë që të kenë vlera. Atë pjesën tjetër do ta bëjnë vetë ata.
Fevziu: Kush quhet një qytetar me vlera?
Kryepiskopi: Vlera do të thotë që në kuptimin, siç e shoh unë, që të jetojnë sipas urdhërimeve të Zotit. Thotë, mos vidh, mos vrit, mos këtë, bëj këtë, të gjitha këto janë vlerat që qëndrojnë. Që kanë qenë vlera shekullore në një shoqëri.
Fevziu: Që janë njëkohësisht të kthyera në kode morale.
Kryepiskopi: Nga kode morale, mund t'i quajmë dhe në forma të jesh i ndershëm.
Fevziu: Dhe janë pak universale dhe te besimet e tjera.
Kryepiskopi: Dhe kryesorja, më kryesorja se të gjitha këto, është që siç përpiqemi ne t'i shpjegojmë, që njeriu është një qenie komunitare. Duket si e thjeshtë ajo. Kisha e shikon njeriun si person. Dhe personi ka një ndryshim shumë të madh nga fjala individ. Dhe nga etimologjia e fjalës, personi në fillim lidhej me maskën. Kur në antikitetin, në teatrin grek, rolin e Andromakës mund ta luante një burrë, vendoste maskën e saj. Dhe pastaj kjo mori kuptimin e personit në raport me të tjerët. Që do të thotë që ne jemi qenie komunitare. Nuk mund të jetë dikush mirë kur tjetri është keq. Po. Kisha e shikon të gjithë njerëzit në kishë si një trup të vetëm, dhe është analogjia që bën Shën Pavli. Në qoftë se dhemb dora, dhemb gjithë trupi. Kjo tani ka humbur, se është bërë një lloj individualizmi vetëm për vete. Dhe nëse do ketë egoizëm, nuk do ketë bashkim, as familje nuk mund të ketë. Dy egoistë nuk rrinë dot bashkë, do ndahen, se s'bëjnë sakrifica. Si qenie komunitare, ti ndien dhe përgjegjësinë dhe për njerëzit që janë rrotull.
Fevziu: A ndikon mirëqenia materiale në këtë drejtim?
Kryepiskopi: Nganjëherë ndikon në kuptimin se mendon se i jep përshtypjen e gabuar se ai mund të jetë, mund t'ia dalë vetëm. Është është një iluzion ajo. S'mund t'ia dalim dot vetëm ne. Atertuliani, një apologjet i madh i krishterë që në shekullin e dytë, shkruante këto fjalë “Unus Christianus, nullus Christianus”, “Një i krishterë vetëm për vete nuk është i krishterë”. Që do të thotë ne jemi qenie komunitare. Nëse ne duam të ndërtojmë një shtet, duam të ndërtojmë një shoqëri, duhet të ndiejmë dhe përgjegjësinë që kemi për njerëzit që janë rrotull. S'mund të jemi indiferentë. Në qoftë se dikush vuan, mundohemi t'ia lehtësojmë një çikë atë vuajtje.
Fevziu: Vetëm se perceptimi i vazhdueshëm i besimeve fetare ka qenë ideja e një kontradikte mes besimit dhe mirëqenies. Një korrelacion mes besimit dhe vuajtjes po themi ose sakrificës. A qëndron ende? Në një botë moderne, materialiste.
Kryepiskopi: Në mësimin e ungjillit të paktën. Po. Nuk dënohet pasuria në vetvete. Pasuria është neutrale. Varet si e përdor ti. Abrahami ishte shumë i pasur, shpëtoi. Jobi ishte shumë i pasur, shpëtoi. Dënohet raporti që ne vendosim me pasurinë. Ato e shikonin veten si kujdestarë të kësaj gjëje, siç thotë psalmisti.
Fevziu: Pra, varësia nga materiali.
Kryepiskopi: Materiali. Jeta që është siç thotë një poet shumë i famshëm, Kalil Gibran, thotë, paraja është një shërbëtor i mirë, po një zotëri shumë i keq. Po të zotëroi ajo, të shkatërron. Si shërbëtor.
Fevziu: Patjetër, patjetër.
Kryepiskopi: Dhe raporti që vendosim ne me pasurinë, në qoftë se ne e quajmë pasurinë e imja, vetëm e imja, për vete, ajo do të na shkatërrojë ne, e do shkatërrojë dhe njerëzit që janë rrotull nesh. Ata e kanë parë veten si kujdestarë të kësaj gjëje, që ka dhënë Zoti këtë pasuri dhe ai nuk e përdorte vetëm për vete, po dhe për të tjerët që janë rrotull, dhe për komunitetin. Prandaj dhe ishin ata bamirësit në atë kohë. Që jepnin aq shumë për të ndërtuar.
Fevziu: Prandaj ju mendoni që bamirësia e çliron pak njeriun që e zotëron materialin.
Kryepiskopi: Po, patjetër, e shpëton.
Fevziu: A ka akte bamirësie në Shqipëri?
Kryepiskopi: Kohët e fundit kam vënë re që ka filluar diçka.
Fevziu: Sepse ka qenë inekzistente.
Kryepiskopi: Po ishin dhe një periudhë turbullimi, s'ishin dhe të qartë. Kështu, tani që ndoshta njerëzit vunë dhe diçka, kanë filluar të mendojnë dhe për të tjerët. Ja unë shikoja mensën që kishim ne për të ushqyer njerëzit në nevojë. Kur e filluam në fillim, pjesa më e madhe e ndihmave vinte nga jashtë, që i kërkonim. Ka gati 15 vjet e më shumë që e gjitha është me kontributin lokal.
Fevziu: Kontributet e këtushme?
Kryepiskopi: Lokal. Njerëzit kanë filluar të japin tani. Gëzoheshin shpesh.
Fevziu: Sa vetave u shërben mensa juaj?
Kryepiskopi: Ne shërbejmë, shërbenim në Korçë 150 racione çdo ditë.
Fevziu: Drekë dhe darkë?
Kryepiskopi: Hanin drekën dhe merrnin dhe me vete darkën.
Fevziu: Hanin drekën dhe merrnin me vete. 150 veta çdo ditë?
Kryepiskopi: Po. Dhe një pjesë e madhe e tyre ndoshta ishte i vetmi ushqim. E vetmja mundësi për të. Aty ushqeheshin të varfrit e të varfërve. Padyshim që po të ishte një shoqëri akoma më, qoftë dhe bashkitë e të përfshihen për të ndihmuar pak më tepër, janë mundësitë tani për të bërë diçka.
Fevziu: Kam frikë se lidhet edhe me një lloj ndërgjegjësimi përtej vetëm Shqipërisë. Më qëllon shpesh se unë udhëtoj, që të jem nëpër hotelet e Afrikës, ku ti del për të ngrënë mëngjesin dhe është një mëngjes i shtruar me shumë gjëra, gjysma e të cilave hidhen në mbeturina sepse s'mund të shërbehen më për arsye se janë prerë frutat e të tjera. Dhe sapo ti kalon derën, ti gjen fëmijë që janë të dëshiruar për një pikë ujë apo që të shohin një karamele që ti mund ta marrësh për t'ua dhënë. Pra, kjo është një moszgjidhje në të gjithë botën.
Kryepisko: E vetmja zgjidhje do të jetë kjo gjë për shembull, në qoftë se ne do ndiejmë ndjenjën komunitare. Padyshim që do të kemi një përgjegjësi për ata që janë rrotull. Do mund të jenë.
Fevziu: Pra, vetëm ndjenja komunitare.
Kryepiskopi: Ajo e bën atë që na jep dhe ne dimensionin e plotë. Njeriu është i krijuar si qenie komunitare. Dhe komuniteti i parë është familja. Komuniteti i parë që është qeliza e kësaj gjëje. Sot fatkeqësia është që po shkatërrohet familja.
Fevziu: Është në krizë.
Kryepiskopi: Është në krizë.
Fevziu: Është bota moderne që e imponon këtë gjë.
Kryepiskopi: Po kjo nuk do të thotë se të jesh modern do të thotë është mirë. Jo çdo gjë është e mirë. Ka gjëra të mira, po jo çdo gjë është e mirë. Disa vlera mbeten të përjetshme.
Fevziu: Që janë universale.
Kryepiskoi: Janë të përjetshme ato./CNA
Kryepiskopi Joan në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Kryepsikopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryepiskopi Joan është shprehur në intervistën për "Opinio...
Kryepiskopi Joan deklaroi në emisionin Opinion se 20% e po...
Kryepiskopi Joan në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka...
Në një intervistë të rrallë me gazetarin Blendi Fevziu në ...
Kryepiskopi Joan në një rrëfim ndryshe për jetën e tij ka ...
Në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Kryepiskopi Joan k...
Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë mjaft t...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, ka folur mbrëmjen e so...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci ka folur mbrëmjen e sot...
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Bi...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci përmes një ...
Në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve, zëvendëkryemini...
Një banesë në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq është përfs...
Ilir Beqaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Gjykatës së Lartë...
Shtatë pasuri të llojit “Arë” në Lezhë, janë konfiskuar ng...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...