web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nën hetim avokati Genc Gjokutaj, Policia: Bëri thirrje publike për veprime të dhunshme

27 Korrik 2024, 12:40, Aktualitet CNA
Nën hetim avokati Genc Gjokutaj, Policia: Bëri thirrje publike
Genc Gjokutaj

Policia e Tiranës ka njoftuar se avoakti Genc Gjokutaj është nën hetim për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“. 

Uniformat blu bëjnë me dije se avoakti Gjokutaj në rrjetet sociale ka bërë thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. 

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë./CNA 





Lajmet e fundit nga