A duhet SPAK të ruajë balancat politike para zgjedhjeve?/ Mendimi i shqiptarëve
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...

Hekurudha Shqiptare çeli në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të mërkurën e kësaj jave tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe një sërë elementëve plotësues të saj.
Konkretisht në objekt të kontratës thuhet se janë “Ndërtimi i seksionit hekurudhor Vorë – hekurudha Hani i Hotit, duke përfshirë punimet civile dhe sistemin zanor për sinjalizimin, telekomunikacionin”.
Në detajet e procedurës thuhet se ajo do të zhvillohet në dy faza dhe kjo që sapo është çelur është faza e parë e ftesës për parakualifikim nga subjekte të interesuara për të qenë zbatuese të këtij projekti. Data e fundit e përmbylljes së kësaj faze të parë të ftesës për parakualifikim është deri më 24 janar 2025.
Më herët në fund të vitit të shkuar Hekurudha çeli procedurën që lidhej me dizajnin e projektit të këtij segmenti hekurudhor që deri në fund të verës përfundoi fazën e parë të tij të parakualifikimit të disa prej kompanive të interesuara që kishin paraqitur interes.
Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.
Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian, por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.
Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe)./ Revista Monitor
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, n...
Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” në sondazhet e kryera...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe K...
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e ka...
Ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, z...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Ambasada britanike në Tiranë ka uruar kreun e SPAK-ut, Alt...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Pa...
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatë së Lartë, ka shpallur vakanc...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën Idajet...
Këtë të mërkurë, me 11 dhjetor 2024, po ju njohim me disa ...
Kardiokirurgu Edvin Prifti foli mbrëmjen e sotme për p...
Kardiokirurgu Edvin Prifti bëri një deklaratë të fortë...
Prej javësh, CNA ka ngritur shqetësimin e përhapjes në...
Tri ditë më parë, BKH ushtroi kontrolle tek familjarët...
5 vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtj...
Në vitin 2019, aeroporti i Rinasit përpunoi 3.3 milionë pa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, në...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fjalimin e Sekre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...