GJKKO jep vendimin për dy ish-punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me prindërit e shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë, në kuadër të takimeve këshilluese për kufizimin e përdorimit të platformave si "TikTok".
“Deri më tani, kemi zhvilluar mbi 600 takime dhe konsultime me prindër, duke angazhuar mbi 27,000 prindër në dialogun për zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve tanë. Këto takime kanë qenë një platformë e fuqishme bashkëpunimi, ku kemi ndarë shqetësime, ide dhe propozime konkrete për të përmirësuar standardet e edukimit dhe mjedisin e shkollave tona,” u shpreh ministrja Manastirliu.
Në fjalën e saj, Ministrja vuri theksin në fuqizimin e mekanizmave kundër dhunës dhe bullizimit në shkolla.
“Ne jemi duke punuar për një plan veprimi kombëtar për rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe për adresimin e fenomeneve që lidhen me dhunën online dhe bullizimin. Po ashtu, po fuqizojmë këto masa në mënyrë të qëndrueshme. Kryeministri tashmë ka prezantuar një projekt të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet në kuadër të iniciativës për qytetet inteligjente. Një nga hapat kryesorë të këtij projekti është vendosja e kamerave inteligjente brenda institucioneve arsimore, që do të jenë një element thelbësor për rritjen e sigurisë në shkolla. Ky projekt ambicioz, i cili ka marrë frymëzim nga një model i suksesshëm i realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të përmirësojë ndjeshëm monitorimin dhe kontrollin në shkolla.
Një tjetër objektiv i yni është fuqizimi i rolit të punonjësve socialë në shkolla, duke avancuar gjithashtu në drejtim të rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë. Kemi 276 oficerë sigurie, këtë vit do të shtojmë rreth 36 shkolla të tjera me oficerë të rinj”, tha ministrja Manastirliu.
Ministrja u ndal edhe te roli vendimtar i trekëndëshit mësues-prind-nxënës dhe për rëndësinë e forcimit të dialogut me komunitetin e prindërve dhe për të ndërmarrë masa konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e sigurisë në shkolla.
“Të bashkuarit në të njëjtin front na çon jo vetëm drejt përmirësimit të standardeve edukative dhe arsimore, por edhe drejt një zhvillimi të shëndetshëm të brezit të ri, duke i ndihmuar ata të shpalosin potencialin e tyre më të lartë. Kjo bëhet e mundur përmes dhënies së shembullit të mirë dhe mbështetjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Secili fëmijë ka një aftësi të veçantë, pavarësisht notave ose vlerësimeve në lëndë të caktuara. Secili prej tyre duhet mbështetur dhe ndihmuar në kohën e duhur kur identifikohet nevoja për ndihmë. Për këtë arsye, duhet të jemi vigjilentë si në shkollë, ashtu edhe në familje, për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve tanë. Fuqizimi i instrumenteve për parandalimin e dhunës, qoftë ajo online apo bullizimi në shkolla, është shumë i rëndësishëm. Po aq i rëndësishëm është edhe roli i këshillit të prindërve dhe bordit të shkollës, që janë ura lidhëse për një angazhim të përbashkët. Nëpërmjet fuqizimit të këtyre mekanizmave, mund të bëjmë edhe më shumë për të mbështetur fëmijët tanë dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për ta”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Ambasada britanike në Tiranë ka uruar kreun e SPAK-ut, Alt...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Pa...
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatë së Lartë, ka shpallur vakanc...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën Idajet...
Këtë të mërkurë, me 11 dhjetor 2024, po ju njohim me disa ...
Kardiokirurgu Edvin Prifti foli mbrëmjen e sotme për p...
Kardiokirurgu Edvin Prifti bëri një deklaratë të fortë...
Prej javësh, CNA ka ngritur shqetësimin e përhapjes në...
Tri ditë më parë, BKH ushtroi kontrolle tek familjarët...
5 vjetori i krijimit e gjen Agjencinë Kombëtare të Mbrojtj...
Në vitin 2019, aeroporti i Rinasit përpunoi 3.3 milionë pa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, në...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar fjalimin e Sekre...
Holta Zaçaj ka reaguar në lidhje me faktin nëse mandati i ...
Gjykata e Posaçme i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotë...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri uroi kreun e Strukturës ...
Këtë të martë, me 10 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetarja Ola Xama renditi mbrëmjen e sotme kallëzimet...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dum...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...