Situata nga zjarret në 24 orë/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 20 vatra, 4 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në...

Doganat në veri të vendit po përballen me fluks të shtuar të hyrje-daljeve. Një prej më të ngarkuarave është ajo e Muriqanit. Aty, me qindra automjete dhe mijëra shtetas, kalojnë çdo ditë nëpërmjet kësaj pike kufitare.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Shkodër, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, konkretisht më datë 18 korrik 2025, në këtë pikëkalim janë përpunuar 22.121 shtetas, prej të cilëve 12.835 kanë hyrë në vendin tonë dhe 9.286 kanë dalë drejt Malit të Zi.
Nga hyrjet, një numër i konsiderueshëm prej 1.941 shtetasish kanë hyrë për qëllime turistike, duke konfirmuar interesin në rritje për pushimet verore në Shqipëri, veçanërisht në zonat e veriut dhe bregdetin e Velipojës apo Shëngjinit.
Fluksi ka qenë i lartë edhe një ditë më parë, më 17 korrik, kur janë përpunuar 19.093 shtetas, përkatësisht 10.102 në hyrje dhe 8.991 në dalje, ku 1.723 prej tyre kanë hyrë për arsye turistike. Por ky intensitet ka sjellë edhe pasoja të menjëhershme në qarkullimin rrugor.
Në aksin Shkodër–Muriqan është raportuar trafik i rënduar gjatë gjithë paradites dhe mesditës së sotme, ndërsa radhë të gjata mjetesh janë krijuar edhe në hyrje të qytetit të Shkodrës deri tek Harku i Bërdicës.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Qarkullimit Rrugor janë në terren, duke punuar me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën. Nga ana e tyre, autoritetet apelojnë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe turistëve, ndërsa këshillojnë planifikim të udhëtimeve në orare më pak të ngarkuara.
Rritja e fluksit kufitar në Muriqan dhe në hyrje të Shkodrës lidhet ngushtësisht me shtimin e pushuesve që zgjedhin të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në zonat turistike të Shqipërisë, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe vijnë për pushime pranë familjeve të tyre.
Pritet që në ditët në vijim ky fluks të rritet edhe më tej, sidomos në fundjavë, ku edhe rezervimet në hotelet e bregdetit verior janë më të larta./CNA
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe INPS italiane kanë fi...
Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar detaje nga dosja hetimor...
Editorialin e nevertishëm të Mero Bazes, që është një ...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës nj...
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pron...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot detaje lidhur fenomenin e...
Eksperti i sigurisë ushqimore, Granit Sokolaj tha sot se m...
Mero Baze ka bërë sot një editorial, pasi shkoi deri në Du...
Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operac...
Gjatë kontrollit mjekësor që ka zhvilluar këtë të enjte kr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e dhë...
Sot mediat u mbushën me lajmin se kryebashkiaku i Tira...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka përf...
Në muajt e fundit të vitit 2024, tema e ditës dhe si rrjed...
Ndonëse avokati i tij shprehu sigurinë se Ilir Meta do të ...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...