"Inkurajoj qeverinë të trajtojë shqetësimet e qytetarëve"/ Marta Kos flet për protestat në Tiranë
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...

Një 21-vjeçare ka denoncuar dy ditë më parë një mjek kirurg të spitalit të Korçës për ngacmim seksual, ndërsa avokatja e saj, Refxhei Tola, deklaron se ndaj të njëjtit person kanë mbërritur edhe denoncime të tjera që datojnë prej 33 vitesh.
Sipas saj, bëhet fjalë për raste të përsëritura abuzimi ndaj vajzave dhe grave, ndërsa rasti më i fundit është raportuar vetëm një vit më parë. Në një deklaratë publike, Tola tha se studioja ligjore që përfaqëson viktimën po trajton edhe kallëzime të tjera, të cilat pritet të depozitohen pranë organeve të drejtësisë.
Ajo ngriti shqetësimin se si një mjek i akuzuar për sjellje të tilla ka vijuar të ushtrojë profesionin për një periudhë kaq të gjatë në sistemin spitalor.
“Është një rast i përsëritur. Si ka mundur të integrohet dhe të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë një mjek në sistemin spitalor, duke dhënë shërbime për individë të ndryshëm? Është një çështje shumë sensitive. Vlerësoj vajzën që denoncoi. Drejtësia duhet të reagojë që maniakët dhe abuzuesit të mos shkelin më mbi jetën e fëmijëve tanë.”
Avokatja deklaroi gjithashtu se deri tani nuk kanë marrë informacion nga prokuroria lidhur me dosjen hetimore, megjithëse janë autorizuar zyrtarisht për mbrojtjen e vajzës. Sipas saj, kërkesat për informacion janë dërguar zyrtarisht dhe pritet një përgjigje para se të jepet masa e sigurimit ndaj mjekut.
“Ne sot jemi autorizuar me prokurë për të qenë avokatët mbrojtës të vajzës dhe ende nuk kemi marrë informacionin e nevojshëm nga prokuroria. Megjithatë po i drejtojmë të gjitha kërkesat zyrtare me shkrim dhe me e-mail për të marrë informacionin para dhënies së masës së sigurimit.”
Sipas Tolës, po punohet për mbledhjen e provave që do të faktojnë se kemi të bëjmë me një rast të përsëritur dhe jo me një episod të izoluar. Ajo shtoi se përgjegjësia nuk qëndron vetëm tek mjeku i akuzuar, por edhe tek struktura spitalore, e cila sipas saj nuk ka ndërmarrë asnjë hetim administrativ.
“Ne duam të faktojmë që ky është një rast i përsëritur. Problemi nuk qëndron vetëm te mjeku, por edhe te struktura spitalore që nuk ka ndërmarrë hapa për ta larguar nga ai vend pune, edhe pse ka pasur indicie të mjaftueshme.”
Në përfundim, avokatja u bëri thirrje grave dhe vajzave që pretendojnë se janë abuzuar të denoncojnë rastet, duke garantuar anonimatin e plotë.
“Është koha për të folur. U bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave që janë ndier të abuzuara të denoncojnë. Ne garantojmë anonimatin e plotë. Ky fenomen ndodh rëndom dhe nuk mund të tolerohet më.”
Ndërkohë, mjeku kirurg i akuzuar për ngacmim seksual pritet të dalë ditën e nesërme para togave të zeza, ku në orën 13:00 do të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij./ CNA
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet ...
Motra dhe babai i reperit Rigles Rajku, i njohur me emrin ...
Një nga sektorët më problematikë dhe një nga kapitujt më k...
Qytetarët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme para ...
Shkresa e fundit e avokatit të pandehur në GJKKO, avokatit...
Pedagogu Klementin Mile ndau një koment lidhur me takimin ...
Sociologia Nora Malaj e ftuar në emisionin “Now” me Erla M...
Aktivisti Andi Tepelena komentoi sot takimin në sallën e g...
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri...
Një vendim i marrë së fundmi nga Qeveria Shqiptare i hap r...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Posaçme në përfundim të hetimeve për Elvis Do...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi...
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, është paraqitur...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i është përgjigjur py...
Ditën që kryeministri Edi Rama çuditi botën kur tha se Shq...
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-kryetar...
Katër persona u arrestuan pas hetimeve intensive proaktive...
Platforma qeveritare e-Albania do të jetë përkohësisht jas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...