web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së

7 Qershor 2024, 10:39, Aktualitet CNA
Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së
Mirela Bogdani

Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e KLP-së. 

Ajo ka mundur të marrë 10 vota pro në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

Bogdani mori këtë pozicion të rëndësishëm, pasi vetingu e shkarkoi nga sistemi Alfred Ballën. 

Mandati i ish-kreut të KLP-së, Alfred Balla, kishte përfunduar prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Kolegji i Pavarur i Apelimit deklaroi se Balla ishte dorëhequr me dëshirën e tij nga kontrolli i 3-fishtë i vetingut ndryshe nga pretendimi i tij që këmbëngul se nuk kishte statusin e magjistratit përderisa e kishin shkarkuar nga detyra si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë dhe më pas në KLP mori një mandat si anëtar i shoqërisë civile.

Çështja e kryetarit të KLP-së u mbyll në shkallën e parë të vetingut pa një vendim përfundimtar dhe për këtë arsye Komisioneri Publik apeloi në KPA.

Pas shkarkimit nga Kolegji, përmes një letre, Balla iu drejtua KLP-së duke renditur disa arsye se përse nuk duhej përjashtuar, e ndër të tjera deklaronte se çështjen do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut./CNA 





Lajmet e fundit nga