ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Vlorës, rendit shkeljet
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimi...

Autoriteti i Dosjeve ka përfunduar hetimin administrativ për 4 të pushkatuarit e Revoltës së Spaçit, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj.
Pas hetimit, është dalë në përfundimin se 4 të pushkatuarit mund të kenë së afërmi një varr.
Autoriteti i Dosjeve bën të ditur se vendi i identifikuar ku ata mund të jenë varrosur, ndodhet rreth 20 metër larg vendvarrimit të njohur të Shpalit.
Sipas këtij institucioni, vendi i dyshuar është i pastruar dhe lehtësisht në të mund të bëhen kërkime apo dhe gërmime për eshtrat.
Deklarata e plotë:
4 të pushkatuarit e Revoltës së Spaçit, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj, mund të kenë së afërmi një varr ku familjarët të vendosin një kurorë me lule dhe të nderojnë kujtimin e tyre.
Në këtë përfundim ka ardhur grupi i punës në AIDSSH, pas hetimit 6 mujor për verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara dhe qartësimin e fatit të dyzet e katër të zhdukurve, të vrarë ose të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit, në burgun e Spaçit, i cili u ndërmor në kuadër të përkujtimit të 50-vjetorit të revoltës së të burgosurve më 21-23 maj1973.
Raporti cilëson se, vendi i identifikuar ku ata mund të jenë varrosur, ndodhet rreth 20 metër larg vendvarrimit të njohur të Shpalit. Vendi i dyshuar është i pastruar dhe lehtësisht në të mund të bëhen kërkime apo dhe gërmime për eshtrat. Lënia pa skica varri, hartë topografike, e të dhëna të tjera, (cilësime këto edhe me shkresa zyrtare nga Ministria e Brendshme) nga autoritetet e kohës ka qenë e qëllimshme.
Në kuadër të këtij hetimi, grupi i punës ka përcaktuar edhe koordinatat e sakta në lidhje me vendvarrimin e të pushkatuarit Ahmet Hoxha, dënuar me pushkatim, pas tentativës së arratisjes, në moshën 39 vjeçare, 20 vjet nga të cilat i kaloi në burg.
Trupat e të vrarëve dhe të vdekurve, të të arrestuarve dhe të dënuarve politikë në hetuesitë, kampet dhe burgjet e regjimit komunist në vitet 1945-1991, sipas rregullave çnjerëzore të përcaktuara nga regjimi, nuk u dorëzoheshin familjarëve.
Këtu klasifikoheshin ata që ekzekutoheshin: “pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk u falte jetën, të dënuarit për krime kundër shtetit, të dënuarit për krime kundër shtetit, të dënuarit për shkak tgë rrezikshmërisë shoqërore”. Sipas udhëzimit: “trupat e të vrarëve në përpjekje për t’u arratisur, etj., dhe që janë të paidentifikuar mund t’u jepeshin edhe institucioneve mjekësore për veprimtarinë e tyre.”
Grupi punës, për daljen në këtë përfundime realizoi komunikim shkresor me institucione që kishin të dhëna rreth burgut të Spaçit; kërkim të thelluar në Arkivin e AIDSSH; bashkëpunoi me Drejtorinë e Arkivit në Ministrinë së Brendshme, për të dhëna rreth të ekzekutuarve, vrarëve, dhe të vdekurve në burgun e Spaçit, si dhe qartësimin e praktikave të ndjekura, të rregulloreve, urdhrave dhe udhëzimeve që kanë përcaktuar këto praktika.
Paralelisht grupi mblodhi dëshmi nga familjarë e të vrarëve dhe të vdekurve në Burgun e Spaçit, nga ish- punonjës të policisë, banorë të fshatit Spaç dhe ish -punonjës të lirë; mbajti takime me përfaqësues të pushtetit lokal në Mirditë dhe Fusharrëz, kreu këqyrje në vendvarrimet e njohura si pranë Kishës Katolike, Shpal, si dhe në vendet të cilat mendohen si vendvarrime të dyshuara për të vrarët dhe të vdekurit në Burgun e Spaçit.
Me vendim të Autoritetit raporti i është dërguar për veprim Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Bashkisë Mirditë, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Zyrës së ICMP-së Tiranë, për marrjen e masave në ruajtjen nga tjetërsimi i vendeve të dyshuara si dhe marrjen e hapave konkretë në përshkallëzimin e procesit të rikuperimit të eshtrave të personave të pushkatuar.
Autoriteti vlerëson bashkëpunim e deritanishëm me institucionet përgjegjëse dhe shpreh bindje se bashkërisht do të veprojnë më tej për të bërë të mundur që plaga e pambyllur e familjeve, të cilat janë në kërkim të qartësimit të fatit të familjarit, të vrarë pa gjyq apo ekzekutuar në kushte jo njerëzore, të mbyllet me gjetjen e tyre dhe nderimin që u takon, pranë familjeve./ CNA
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimi...
Policia e Tiranës ka ndaluar shoferin e një mjeti, me ...
Në tri vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinarë ka...
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin kibern...
Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berish...
Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigju...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë për dit...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë masat e sigu...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ësht...
CNA ka siguruar disa pamje me dron nga qyteti i Korçës...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, dekla...
Me ardhjen e festave, në pikat kufitare ka pasur një f...
Xhezmi Metushi, shefi i Zjarrfikëses Lushnjë, në një i...
Ditën e djeshme, grupi i hakerëve, “Homeland Justice”, kre...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve të kr...
Rreth 10 orë ka zgjatur “lufta” me flakët që përshinë qend...
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje ka marrë përmasa...
Situata me zjarrin në qendrën tregtare në Lushnje ësht...
Kompania “One” ka reaguar pas sulmit kibernetik. Në nj...
Pasi pati një njoftim nga policia e cila njofton se ki...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...