web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Lushnjë/ Shefi i Zjarrfikëses: Rrezikuan jetën 10 banorë e 3 punonjës

26 Dhjetor 2023, 09:49, Aktualitet CNA
Zjarri në Lushnjë/ Shefi i Zjarrfikëses: Rrezikuan jetën 10
Xhezmi Metushi, shefi i Zjarrfikëses Lushnjë

Xhezmi Metushi, shefi i Zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat, ka deklaruar se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.

Metushi nënvizoi se nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.

"Shumë e vështirë. Është pallat shumëkatësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashki, u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën, por i evakuuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikësi rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci", tha Metushi.

Zjarri në Lushnjë:

Rreth 10 orë ka zgjatur “lufta” me flakët që përfshinë qendrën tregtare në Lushnjë. 

Për të marrë situatën nën kontroll u angazhuan Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, Forcat e Armatosura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit e disa qyteteve.

Zjarri ra fillimisht në katin e dytë. Në momentin që situata u vu nën kontroll, flakët u riaktivizuan në katin e katërt dhe të fundit të qendrës tregtare, i cili u shkrumbua plotësisht.

Gjithashtu flakët u përhapën edhe në katin e tretë dhe në banesat që ndodheshin në katet e mësipërme të pallatit 12-katësh pranë qendrës tregtare./CNA 

 





Lajmet e fundit nga