Fshati Lin pjesë e UNESCO-s/ Shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”
Fshati Lin i Pogradecit është bërë pjesë e Trashëgimisë Bo...

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut “313” në Tiranë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ata nuk kanë kryer detyrën e tyre në parandalimin e tentativës së dy të burgosurve për t'u arratisur nga qelia.
Konkretisht, tre punonjësit nuk kanë kryer kontroll fizik as të imtësishëm të të paraburgosurit F. P., i cili mbante një çantë në dorë, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambienteteve të burgut.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit R.M., B.M., dhe O.M., për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes.
Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021, policia gjyqësore në SHKB ka marrë njoftim zyra e informacionit të IEVP “Jordan Misja“ Tiranë se rreth orës 15:40 të asaj dite të paraburgosurit A.Ç. dhe F.P. kanë tentuar të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf, nga pjesa e ajrimit që ndodhen në tarracën e godinës “A” te shkallët e administratës dhe më pas janë neutralizuar nga forcat e policisë në pjesën e oborrit të IEVP.
Në ushtrim të detyrës së tyre si punonjës të rolit bazë, të pandehurit R.M. B.M. dhe O.M., rezultuan se kanë shkelur skemën e sigurisë të IEVP “Jordan Misja”.
Këta tre shtetas kanë mbajtur detyrën si punonjës të rolit bazë në momentin e tentativës së arratisjes dhe nga hetimi i kryer, provohet plotësisht se nuk kanë kryer kontrollin edhe pse ishte detyra e tyre sipas ligjit dhe rregullores. Nëse këta punonjës do të kishin kryer detyrën e tyre, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për t’i përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan t’i ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit. Gjë e cila vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313.
Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasit R.M., B.M. dhe O.M., nuk kanë kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit F. P., i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuan të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre. /CNA
Fshati Lin i Pogradecit është bërë pjesë e Trashëgimisë Bo...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur sot p...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Bilanci i tragjedisë së ndodhur para pak ditësh pas djegie...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka qenë sot i pr...
Kabina elektrike e një pallati në lagjen “Liri Gero” në Fi...
Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Ni...
Gazetari Arsen Rusta ka hedhur poshtë lajmet që qarkullojn...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shpr...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Pr...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Zvicër ku...
Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve pë...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vazhdojnë të mashtrojnë opinion...
Prokuroria e Posaçme ka marrë person nën hetim zëvendëskry...
Xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshi...
Sa herë u është dashur të prisni në radhë për një shërbim,...
Prokuroria e Posaçme në përgjigjet e tij të përmuajshme ka...
Përfaqësuesi i çështjeve ligjore dhe deputeti i PD-së, Ivi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...