E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Hakerat “Homeland Justice”, kanë publikuar sot e-maile të ish kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Një prej e-maileve të nxjerra nga hakerat është në lidhje me ish-drejtorin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Qendrore të SHISH, Frederik Ymeri.
Në njërën nga shkresat thuhet se ky i fundit mund të ketë krijuar apo mban kontakte me punonjës të ndonjë shërbimi apo policie të ndonjë shteti tjetër të cilëve u jep informacione të natyrës së krimit të organizuar kundrejt pagesës.
Po ashtu janë zbardhur disa nga mesazhet që Frederik Ymeri u ka dërguar vartësit të tij nga Vlora, të qujtur Luftar, ku i kërkon infomacione mbi politikanin Koço Kokëdhima, kush e financon partinë e tij, dhe çfarë marrëdhëniesh ka me PD dhe LSI.
“Dyshohet se informacionet që subjekti jep, kryesisht bëjnë fjalë lidhur me shtetas shqiptarë apo kosovarë të cilët ushtrojnë aktivitete kriminale si trafikim narkotikësh, etj, në shtete të ndryshme të Europës.
Subjekti Frederik Ymeri ka shfaqur interes gjithashtu për të grumbulluar edhe informacione të natyrës politike, të cilat ia kërkon lidhjes së tij Luftar Ç., banues në Vlorë.
Konkretisht kanë rezultuar këto interesime të tij: Më datë 07.01.2021, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 06*****9151, i dërgon mesazh Luftarit përdorues i numrit 06*****0233 me tekst : “Nëse ke mundësi të sqarosh kush janë lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës? Nga financohet partia e tij dhe ç’farë marrëdhëniesh ka me partitë PD dhe LSI? Shkruaj sa më gjatë. Na duhen para datës 10”.
Luftari i kthen përgjigje me mesazh me tekst: “Do bëj disa takime dhe të vij në Tiranë të pimë kafe. Do të njoftoj 1-ditë para se të vij”.
Më datë 12.03.2021, ora 17:19:00, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 06*****9151, i dërgon mesazh Luftarit përdorues i numrit 06*****60233 me tekst : “Luftar gezohem te jeni mire familjarisht. Jam ne merak per shendetin tuaj familjar. A jeni mire. Brenda mundesive eshte e nevojshme te kemi informacion per prezencen e Agimit te Arte në Shqiperi. Te fala”.
Ora 17:22:17 Luftari i kthen përgjigje me mesazh subjektit Frederik Ymeri me tekst: “Ok, do vij”.
Ora 17:23:29, subjekti Frederik Ymeri i dërgon sërish mesazh Luftarit me tekst: “Faleminderit po mos u nxito qe te kemi nje panorame te plote”.
Ora 17:26:04, Luftari i dërgon sërish mesazh subjektit Frederik Ymemri me tekst: “Pa merak, rendesi te jemi te sakte”.
Më datë 29.03.2021, ora 09:04:51, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 06*****9151 i dërgon mesazh Luftar Ç., përdorues i numrit 06*****0233 me tekst : “Luftar mire jeni familjarisht. Mua te merkuren afati i porosise. E di qe jeni i zene shume me pune. Nese mundesh mundet te me dergosh nje mesazh me emrat. Falem”.
Frederik Ymeri me tekst: “Neser heret do jem ne kafe te pime bashke, i kam pergatitur ti sjell.Respekt”.
Dyshohet se këto informacione ai mund t’ja serviri ndonjë subjekti politik, por që nga puna hetimore e bërë deri aktualisht nuk është mund të zbardhet se ku konkretisht i dërgon këto informacione”, thuhet në dokument./ CNA.al
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka hedhur aku...
E-mailet e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, kanë qe...
Vrasja e 19-vjeçarit shkodran Erjon Xhenje, ditën e mbrëms...
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar në lidhje m...
Hakerat e “Homeland justice”, ndër të tjera kanë publikuar...
Busti i mbretëreshës Elisabeth II është vendosur sot n...
Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati...
Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar sot të dhënat person...
Pas publikimit të informacioneve në media, bazuar në d...
Ditën e sotme janë bërë publike nga hakerat, e-mailet ...
Në vitin 2017, autoritetet shqiptare janë vënë në alarm, p...
Mes dokumenteve të publikuara sot nga hakerat, rrjedhu...
Zyrat e gjendjes civile ka hasur një problematikë dhe ...
Hakerat kanë zbardhur e-mailet e ish-drejtorit të përgjith...
Joga nuk është një sport, por një fe! Kështu ka deklar...
Duke filluar nga 1 tetori çmimi i energjisë elektrike ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të...
Studentët paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin k...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka njof...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...