web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plani për të vrarë Albin Kurtin/ Kryeministria e Kosovës e konfirmon: Ishim në dijeni

19 Shtator 2022, 15:56, Aktualitet CNA
Plani për të vrarë Albin Kurtin/ Kryeministria e Kosovës e
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmet e rrjedhura nga e-maili i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku mes të tjerave zbulohej një plan për vrasjen e Albin Kurtit.

Kryeministria e Kosovës ka konfirmuar se Kurti ka qenë në dijeni të një atentati të planifikuar një vit më parë.

Në njoftim thuhet se Albin Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, por rasti nuk ishte bërë publik për të mos përhapur panik.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, theksohet në reagim.

Informacioni për vrasjen e Kurtit ishte zbuluar në vitin 2021 nga Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë. Dyshohet se këto planifikime ishin bërë nga shtetasi shqiptar Prek Kodra, i datëlindjes 01.05.1976.

Gjithashtu, në dokumentet e rrjedhura nga e-maili i Nanos thuhet se atentat ishte planifikuar edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit, si dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga