Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani ndau sot një mesazh në Liturgjinë Hyjnore të së Dielës pas Epifanisë.
Kryepiskopi u shpreh se përmes pendimit dhe përulësisë, besimtarët mund të ndriçohen dhe të forcohen përballë sfidave, teksa kujtoi shembujt e shenjtorëve që, sa më shumë ndriçoheshin shpirtërisht, aq më shumë kuptonin nevojën për pendim dhe përulësi.
Predikimi përfundoi me një thirrje për reflektim dhe se gëzimi dhe drita e Perëndisë mbështesin të gjithë besimtarët për të përballuar çdo sfidë.
Predikimi i plotë:
E diela mbas Epifanisë ka po të njëjtën temë si e diela mbas Krishtlindjes.
Kur lindi Zoti në Betlehem, një gëzim i madh i ëngjëjve, i barinjve, ne e festojmë me gëzim shumë të madh. Më pas shohim një persekutim shumë të madh, vrasjen e foshnjave, martirët e nikomedisë, gati 20 mijë. Dhe mbas Epifanisë ndodh e njëjta gjë.
Drita që lindi në Betlehem u duk shumë qartë në Jordan kur Krishti u pagëzua. Por errësira nuk e pëlqen dritën. E gjithmonë do përpiqet që ta mbysi. Mbas kësaj, Shën Joan Pagëzori u arrestua. Shpirti e dërgoi Krishtin në shkretëtirë, ku u tundua nga djalli.
Dhe këto ngjarje janë shumë të rëndësishme për të kuptuar pagëzimin tonë dhe jetën tonë. Se mbasi pagëzohemi, nuk do të thotë që ka mbaruar gjithçka. Pa dyshim që pagëzimi është një rilindje e re, do të thotë që shpirti ynë është i pastruar nga çdo njollë e mëkatit, por duhet të kemi shumë kujdes, sepse i ligu do na tundojë vazhdimisht.
Gjithmonë sa më tepër i afrohemi Perëndisë, aq më shumë na sulmon ai. Në Librin e Sirakut, në Dhiatën e Vjetër, thonë këto fjalë, thotë Zoti: 'Biri im, nëse dëshiron t'i afrohesh e t'i shërbesh Perëndisë, përgatite shpirtin tënd për ngasje të mëdha'. Sepse mbasi pagëzohemi dhe ndriçohemi dhe do kemi dritë, errësira gjithmonë do sulmojë për ta mbytur atë dritë.
Dhe Zoti në shkretëtirë u tundua dhe u nga nga djalli. Dhe i tre ngacmime shumë të mëdha. Ndoshta mund të bëhen të tjera edhe më të mëdha, po këto tre ishin më kryesoret dhe që janë regjistruar. Mbas që agjëroi 40 ditë dhe pati uri, djalli u shfaq. Dhe i tha: 'Nëse je Biri i Perëndisë, thuaj që këto gurë të bëhen bukë e tundoi mishin e tij, trupin'. Dëshirat që ka çdo njeri, sepse çfarë përfaqëson uria? Uria është pikërisht dëshirat e trupit tonë.
Dhe Zoti ju përgjigj me fjalët e Shkrimit të Shenjtë: 'Që njeriu nuk do jetojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë'. E kjo mbetet diçka e përjetshme. Sepse gjithmonë kjo ndodh, luftë ndodh. Njerëzit nuk mjaftohen vetëm thjesht që të kenë gjërat e thjeshta. Sepse po të kesh ushqimin, të kesh një krevat, të kesh ca rroba, ndoshta nuk mund të jesh i pasur, por nuk je i varfër. I plotëson të gjitha nevojat.
Por njerëzit sot nuk e kanë ushqimin shpirtëror. Dhe prandaj Ungjilli i sotëm është shumë i rëndësishëm për të na kujtuar ne, që ne nuk mund të jetojmë vetëm me bukë, nuk mund të jetojmë dot pa bukë, po jo vetëm me bukë. Njeriu duhet të ushqehet në të gjithë dimensionin e tij. Trupin të gjithë e ushqejnë. Dhe përpiqen ta ushqejnë sa më mirë. Shpirtin jo aq shumë. Shpirtin shpeshherë e neglizhojmë. Madje shpirti është më delikat. Nëse trupi do të ushqehet tre herë, shpirti do të ushqehet vazhdimisht, gjatë gjithë ditës që shpirti jonë të ndriçojë. Dhe pa një jetë shpirtërore, njeriu deformohet. I ushqyer vetëm në një dimension, ai nuk është njeri më i përmbushur, nuk është i plotë.
Prandaj dhe Zoti duke zmbrapsur këtë ngasje shumë të madhe, sepse i ligu e sulmoi atëherë kur ai pati uri. E gjithmonë djalli këtu na sulmon, në dobësitë tona, na kap në krenarinë tonë, na kap në zemërimet, shpeshherë që kemi ne kundër të tjerëve, me të drejtë ose të padrejtë. Dhe nëpërmjet këtyre na mund ne. Nëse ne do qëndrojmë besnikë ndaj fjalëve të Zotit, e do përpiqemi që t'i përgjigjemi me fjalët që iu përgjigj Zoti ngacmimeve që mund të kemi brenda nesh, do e mundim atë. Sepse Zoti na ka dhënë fuqinë për ta mundur atë. Hiri i Shpirtit Shenjt që vjen në pagëzim e ka atë forcë. Sepse është i pranishëm.
E nëse ne do e kultivojmë këtë gjë, e do e ndezim shpirtin që na është dhënë, atëherë pa dyshim që do kemi fuqi për t'u përballur me të gjitha ngasjet që mund të kemi nga jashtë. Dhe pastaj e tundoi me diçka tjetër. Siç thotë një shenjt shumë i madh, e sulmoi në tre gjëra: E sulmoi në mishin, e sulmoi në mendjen dhe në zemrën.
E dyta është e mendjes. Kur i tha: 'Nëse je Biri i Perëndisë', se e ngriti në majë të tempullit, në kulmin e tempullit, dhe i tha 'hidhu'. Sepse është thënë, tek Psalmi 91 i Davidit thonë këto fjalë... nuk do e lejojë thotë që këmba e tij të përplaset mbi gur, thotë, do urdhërojë ëngjëjt që ta mbajnë. Dhe i ligu duke cituar nga Shkrimi i Shenjtë i thotë 'nëse je Biri i Perëndisë hidhu thotë nga tempulli'. Edhe Zoti i përgjigjet duke i thënë, është thënë, përsëri nga Shkrimi i Shenjtë: 'Që mos e tundo Zotin Perëndinë tënd'.
Zoti nuk plotëson teka, plotëson nevoja. Sepse shpeshherë njerëzit duan teka të ndryshme, njerëzit disa kërkojnë vazhdimisht mrekullira, të tjerët duan gjëra të tjera. Dhe harrojnë që Zoti nuk ka ardhur për të bërë cirkun, për t'i plotësuar dëshirat e kota shumë njerëzve. Zoti erdhi për të na shpëtuar ne dhe për të plotësuar nevojat tona bazike. Të tjerat janë të dëmshme për ne. Prandaj dhe Zoti nuk na i jep ato.
Ne përpiqemi që t'i fitojmë ato duke ndjekur pikërisht ngasin e të ligut. Që i duket sa më tepër ne të bëjmë famë, e të kemi mrekullira, të kemi gjëra, do mendojmë sepse ne rritemi shpirtërisht. Është e kundërta. Shenjtorët dhe kur bënin mrekulli, largoheshin nga ai vend. Që mos t'i kapte krenaria. Sepse i ligu do që ne të na kapi krenaria. E nëse na kap krenaria, është fillimi i rënies. Siç thuhet tek proverbat e Solomonit: 'Mendja krenare është fillimi i rënies së njeriut'.
Dhe e treta, i shfaqjes së lavdisë. Shumë pak njerëz mund të heqin dorë nga lavdia. Madje, thënie e vjetër në antikitet ishte kështu: Kemi parë shumë njerëz që kanë hequr dorë nga pasuritë dhe nga pushteti, por asnjë nga lavdia. Njeriu gjithmonë kërkon lavdi. Kërkojnë që të lavdërojnë njerëzit rrotull. E kjo është një kurth i të ligut. Sa më shumë na lavdërojnë, aq më keq është për ne. Prandaj dhe shenjtorët shpeshherë largoheshin, madje ka qenë një shenjt shumë i madh i kishës tonë, i cili paguante njerëz të shpifnin kundër tij që të qëndronte i përulur. Sepse i trembej lëvdatave.
Dhe i ligu e sulmoi pikërisht në këtë gjë. Duke i thënë 'nëse je Biri i Perëndisë', dhe i shfaqi gjithë mbretëritë e botës, 'më janë dhënë mua t'ja jap kujt do' i thotë. 'Më fal mu mua dhe do t'i jap të gjitha këto'. Atëherë Zoti i përgjigjet duke i thënë: 'Largohu prej meje Satana'. E këtu mbaroi ngasja që i bëri i ligu.
Dhe Ungjilli fillon me dritën që përhapi Krishti. Duke zmbrapsur ngasjet e të ligut, drita brenda nesh do rritet akoma dhe më shumë. Sa më shumë që kundërshtojmë helmin që na dërgon krenaria jonë, aq më tepër pastrohemi ne dhe aq më shumë ndriçohemi.
Dhe profeti Isaia kishte parashikuar 600-700 vjet më parë, që thotë: 'Populli që rrinte në errësirë pa një dritë të madhe. Dhe ata që rrinin në hijen e vdekjes u lindi një dritë'. Pikërisht për profecinë e lindjes së Krishtit dhe predikimit të tij në këto zona, sepse shkoi në tokat e Zabulonit dhe Neftalisë dhe filloi predikimin e tij.
Dhe kush ishte predikimi i Zotit? 'Pendohuni' thotë. Sepse Mbretëria e Qiellit është afër. Janë disa fjalë që të gjithë pothuajse i dinë, dhe pak a shumë, prapë nuk i dimë. Çfarë do të thotë Perëndi për shembull? Zot. Të gjithë e kanë dëgjuar fjalën. Por jo të gjithë e dimë ne se çfarë është.
Tregohet një histori shumë kuptimplotë kur tirani i Sirakuzës thirri filozofin e antikitetit Simonidin dhe i tha: 'Çfarë është Perëndia?'. Dhe ai u mat të përgjigjej, pastaj i tha: 'Më jep një ditë kohë'. Të nesërmen i tha 'më jep dy ditë kohë'. Mbas dy ditësh i tha 'më jep një javë kohë'. E tirani i zemëruar i tha 'ti kërkon të tallesh me mua?'. Filozofi i dëgjuar i përgjigjet: 'Jo' thotë, 'po sa më tepër mendoj se çfarë është, aq më tepër e kuptoj që nuk e di'. Sepse shumë gjëra që ne i kujtojmë si të ditura, nuk janë të ditura.
Edhe pendimi. Çfarë është realisht pendimi? Në kishën orthodhokse pendimi nuk është vetëm keqardhja. Keqardhja është një pjesë e pendimit. Është ndryshimi i mendjes. Siç thotë etimologjia dhe e fjalës. Kur njeriu ndryshon mendjen e tij dhe mënyrën e tij të jetesës. Dhe bën një lloj vendimi që mos përsërisim ato gjërat e gabuara që ka bërë më parë. E pendimi nuk është një ditë, as dy ditë. Është një maratonë, është gjatë gjithë jetës tonë deri në fund.
Por kjo nuk do të thotë që një njeri që jeton në pendim është i mbushur nga trishtimi. Është e kundërta. Sa më shumë pendohemi, aq më shumë gëzim vjen nga Perëndia. E ky është gjithmonë paradoksi në jetën shpirtërore. Pendimi është shumë i nevojshëm. Sepse sa herë që mendojmë lart për veten tonë, jemi ne që rrëzohemi.
Një histori shumë kuptimplotë e murgjve të shkretëtirës, për një nga nxënësit më të dëgjuar të Shën Antonit të madh, kur ai ishte në fund të jetës së tij. E kishte bërë mrekullira pafund. Ishte ngjallur të vdekur, shëruar të demonizuar, lutjet e tij gjithmonë dëgjoheshin. Dhe gjatë momenteve të fundit të jetës, fytyra e tij filloi të ndriçonte si dielli. Dhe u mblodhën të gjithë nxënësit e tij rrotull dhe u habitën me këtë ndriçim të jashtëzakonshëm. Edhe filloi të fliste. 'Ja' thotë, 'Antonit' thotë, 'u afrua pranë meje', për Shën Antonin e madh. E ndriçimi vinte akoma më shumë. 'Ja' thotë, 'po vjen kori' thotë 'i profetëve. Ja u dukën dhe të gjithë apostujt që po më flasin'.
Dhe në atë kohë pushoi dhe po fliste si me vete. Dhe i thanë nxënësit: 'Për çfarë po flet?' thotë. 'Po ja' thotë, 'kanë ardhur gjithë ëngjëjt dhe po i kërkoj që të më japin akoma më tepër kohë për t'u penduar'. Ata i thanë: 'Abba' thotë, 'ti s'ke nevojë' thotë 'për të penduar' thotë. 'Ke bërë gjithë këto gjëra'. Dhe ai akoma dhe më shumë po ndriçohej. Dhe në fund tha: 'Ja' thotë, 'po vjen Krishti' thotë 'për të marrë'. Dhe vëllezërit e mi thotë: 'Tani' thotë 'po e kuptoj që unë as s'e kam filluar akoma pendimin'.
Si ndodh kjo gjë? Që sa më shumë ndriçohen ato dhe kuptojnë që nuk janë penduar. Po sa më tepër ndriçohen, aq më tepër shohin njollat e zeza në shpirtin e tyre. Shenjtorët gjithmonë ishin të përulur sepse e dallonin atë gjë. Fatkeqësia e sotme është që ne nuk e dallojmë mëkatin. Të gjithë njerëzit mendojnë që janë të drejtë, të mirë, po të tjerët janë të këqij. Shenjtorët thonin të kundërtën. Ata mendonin që të tjerët ishin të mirë dhe ata s'ishin të mirë. Sepse ishin të ndriçuar.
Dhe ju kam përmendur disa herë, Profetin Isaia. Kur pa vizionin e madh, që pa mbretin e lavdisë dhe Zotin e ushtrive, çfarë fjalësh tha? 'Mjerë unë' tha. 'Njeri me buzë të ndyra pashë mbretin e lavdisë'. Si thotë Shën Pavli kur shkruan? 'Ne' thotë, 'Zoti na fali' thotë 'të gjithë ne mëkatarëve, nga të cilët unë jam i pari'. E quante veten i pari i gjithë mëkatarëve, një apostull kaq i madh.
Ato nuk e thonin këtë thjesht për të treguar, për të bërë një shfaqje. Po sepse e kuptonin thellë. Sa më shumë ndriçohet njeriu, aq më tepër kupton që nuk është aq i mirë sa kujton ai. E ndriçimi e ndihmon atë që të pastrohet vazhdimisht. Dhe jeta shpirtërore pikërisht kjo gjë është. Që kalohet nga drita në një dritë më të madhe. Siç ishte rasti i çasteve të fundit të këtij shenjtori dhe murgut të madh. I cili sa më shumë kuptonte që s'pendohej, aq më shumë ndriçonte, nga jashtë edhe nga brenda.
Pendimi është shumë i rëndësishëm për gjithsecilin nga ne. Dhe kisha ka një mister shumë të madh, të rrëfimit. Që është një mister që ne shpeshherë nuk e ndjekim shumë. Nëse do kuptonin çfarë dhurate e madhe është ajo gjë, do e vazhdonim rrëfimin me një gëzim shumë të madh. Sepse rrëfimi na çliron ne nga barra e shumë [mëkateve]. Çdo njeri ka mëkatet e tij.
Shën Joan Ungjillori në letrën e tij shkruan kështu: 'Nëse themi se nuk kemi mëkat, gënjejmë veten tonë'. Sepse çdo njeri e ka te mëkatin. Por ndryshimi qëndron këtu: Shenjtorët e dallonin dhe ne nuk e dallojmë. Ata e dallonin se i kishin sytë e hapur. Ne i kemi të verbuara nga krenaria. Sepse një krenar nuk e pranon gabimin. Madje siç ju kam thënë dhe disa herë, jo vetëm që s'pranon gabimin, po edhe ta lavdërosh, ai përsëri do i mbetet qejfi, sepse thotë 'nuk më ka lavdëruar aq shumë sa e meritoj'.
Verbëria vjen pikërisht nga krenaria. Siç vjen dhe hapja e syve nga përulësia. Njerëzit krenarë nuk pendohen. Djalli nuk pendohet dot më, se është krenar. Vetëm njerëzit e përulur pendohen. Po pse pendohen të përulurit? Sepse ata e kanë njohur veten e tyre. Nëse një njeri e njeh mirë veten e tij, po veten reale të tij, jo atë pseudo-veten që krijon ai në mendjen, se si duhet ta shohin të tjerët, ose çfarë mendon ai që është. Po nëse e njeh mirë veten reale të tij, nuk do gjejë asgjë për të qenë krenar. E do jetë mirënjohës karshi Perëndisë për gjithë dhuratat që i ka bërë. Për pagëzimin, për ndriçimin e për gjithçka tjetër. Dhe jeta e tij do mbushet me gëzim.
Edhe nëse do ketë telashe të mëdha në jetë, sepse është e pamundur të kalojmë këtë luginë lotësh e njerëzit mos kenë telashe, e mos kenë pikëllime e hidhërime. Por gëzimi i tyre nuk do shuhet kurrë. Sepse nëse është i pranishëm Zoti, të gjitha mund të kapërcehen. Nëse Zoti është me ne, si thotë Psalmisti, asgjë s'mund të jetë kundra nesh.
Prandaj dhe Ungjilli i sotëm na thërret ne për pendimin. Sepse të gjithë ne kemi nevojë për pendimin. E duke bërë pendimin, ne do ndriçohemi më shumë. Dhe jo vetëm do ndriçojmë veten, po do kemi fuqinë që të ndriçojmë njerëzit e tjerë. Amin./CNA
Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në M...
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shulla...
Qarku Shkodër është një ndër më të prekurit nga reshjet e ...
Vijojnë reshjet e dëborës në territorin e Bashkisë së Pukë...
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër para...
Qyteti i Korçës u mbulua sot nga reshje të dendura dëbore,...
Vijon situata e vështirë me reshjet e dendura të dëborës n...
Qarku Korçë është një nga zonat e prekura në vend nga situ...
Evakuohen gjatë natës banorët në fshatrat që ndodhen përgj...
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që kanë përfshir...
Kushtet atmosferike të paqëndrueshme që kanë përfshirë ven...
Aktivisti Aulon Kalaja ka ndarë ditën e sotme pamje nga pë...
Këngëtari Ernest Duka i njohur me emrin e artit Stine ka l...
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në z...
Banorët e fshatit Çiflik në Berat kanë akuzuar ditën e sot...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar urë...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Be...
Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor “Bogë – Qafë Thore – ...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në ...
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet social...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...