web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshje dëbore mbi 25 cm/ Bllokohet aksi Krujë-Qafë Shtamë

11 Janar 2026, 11:30, Aktualitet CNA

Reshje dëbore mbi 25 cm/ Bllokohet aksi Krujë-Qafë Shtamë

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që shtresa e dëborës të arrijë mbi 25 centimetra.

Kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krujë-Qafë Shtamë.

Si pasojë, disa fshatra në zonë kanë mbetur të izoluar, ndërsa autoritetet vendore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal në qarkullim dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./CNA 





Lajmet e fundit nga