web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryebashkiaku i Tropojës paraqitet në SPAK

11 Prill 2024, 10:56, Aktualitet CNA
Kryebashkiaku i Tropojës paraqitet në SPAK
Rexhë Byberi

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK.

Pak javë më parë CNA nisi një investigim për kreun e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, i cili jo pak herë është denoncuar për favorizime me tenderët. 

Investigimin e nisëm pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e CNA, ku një qytetar i Tropojës akuzonte kreun e bashkisë, Rexhë Byberi, se me urdhër të tij është kryer një pagesë për një tender për ndërtimin e urave në zonë për punime që nuk janë kryer. 

Nga verifikimet që ne bëmë, bëhet fjalë për tenderin e fituar nga kompania "Rroku GUEST SHPK", me objekt "Ndërtim e rikonstruksion urash, Bashkia Tropojë" me vlerë 191, 832, 38 lekë me TVSH. Sipas kontratës kjo kompani do duhet të përfundonte projektin 6 muaj nga data e dorëzimit të tij. 

Rexhë Byberi akuzohet se për një periudhë rekord 25-ditore kompania fituese paska realizuar 75% të kontratës dhe për këtë Rexhë Byberi nuk hezitoi që ta paguante. 

CNA kontaktoi disa herë me zyrtarë të Bashkisë së Tropojës, të cilëve u kërkuam një informacion zyrtar në lidhje me këtë tender. Prej disa javësh nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare, edhe pse nga punonjësit na është komunikuar se përgjigjen do ta merrnim me e-mail. 

Ndërkohë, CNA ka mësuar se SPAK-u ka nisur hetime për këtë tender dhe ka kërkuar informacion zyrtar apo dokumente zyrtare nga Bashkia e Tropojës./CNA





Lajmet e fundit nga