Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reguar për gjendjen e televizione shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.
Në deklaratën e Unionit thuhet se kjo gjendje në të cilën ndodhen dy televizionet diskuton ecurinë e tyre të mëtejshme.
Unioni ngre dyshimin se aktorë mediatikë dhe qarqe politike janë të interesuara që RTSH të jetë në gjendje krize dhe të mos funksionojë në mënyrën e duhur.
Sa i përket gjendjes në Radio Televizionin e Kosovës, Unioni deklaron se mosfinancimi i tij është papërgjegjshmëri e qeverisë dhe Kuvendit aktual të Kosovës.
Kjo gjendje krize në të dyja televizionet shtetërore, RTSH dhe RTK për Unionin e Gazetarëve ka si qëllim shndërrimin e tyre në media shtetërore të politizuara.
Kriza e mediave publike në Shqipëri dhe Kosovë është një turp shtetëror dhe hile politike kundër informimit publik
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën e krijuar në Radiotelevizionin Publik Shqiptar dhe në Radiotelevizionin e Kosovës, dy prej rrjeteve më të mëdha dhe të vetmet mediume publike në Shqipëri dhe Kosovë, ku për shkaqe të ndryshme, rrethana dhe situata të ndryshme, po zyrtarizohet e njëjta gjendje që diskuton funksionimin dhe ecurinë e tyre të mëtejshme.
Kriza financiare që ka kapluar RTPSH, sipas pohimeve të fundit të Këshillit Drejtues dhe të drejtueses ekzekutive, ( të zgjedhur para më shumë se tri muajsh), më herët, u parapri nga një krizë drejtimi dhe vendimarrjesh që zgjatën në jashtë çdo justifikimi.
Këshilli Drejtues i mëparshëm dhe struktura drejtuese e zëvendësuar krijuan një situatë kritike për funksionimin dhe menaxhimin e medias sonë publike, duke i shtyrë vendimarrësit politikë të të dy kaheve të arrinin një konsensus për zgjedhje të parakohshme dhe duke rikonfirmuar edhe një herë se media publike në Shqipëri mund të funksionojë vetëm nëse i nënshtrohet vullnetit politik bipolar PS- PD.
Por situata aktuale dëshmon se zgjidhja nuk qenka zgjidhje!
Kriza financiare e RTPSH është një realitet i shkaktuar dhe i imponuar nga përgjegjës të njohur me letra dhe me llogari të padhënë, sikundër edhe një projekt i parathënë dhe me mundësi të afërt imponimi, për të mbetur në krizë.
UGSH bazuar në raportime gazetarësh dhe punonjësish të RTPSH, bën me dije se: aktualisht struktura e pagesave mujore për këtë institucion është shprishur.
Detyrimet financiare për pagesa të pakryera janë shtuar. Ankesat dhe adresimet tek përgjegjësia e paraardhësve të Drejtoreshës aktuale të Përgjithshme të RTPSH, nuk janë aspak zgjidhje, por as detyrë ankesa, për ta reduktuar menaxhimin si vajtim për mos kapërcimin e gjendjes.
Kjo situatë është krijuar dhe do të bëhet edhe më e rëndë. Arsyeja lidhet me kushtet kur, gazetarët dhe krejt punonjësit në RTPSH si dhe në mediat rajonale publike nën ombrellën e kësaj sh.a-je, përkatësisht RT Korca, RT Shkodra, RT Gjirokastra dhe RT Kukësi nuk kanë asnjë strukturë sindikale përfaqësimi, nuk kanë asnjë organizim negociues për të drejtat në punë sipas Kodit të Punës në Republikën e Shqipërisë, etj.etj. Ndonëse për këtë qëllim janë shpenzuar para, projekte dhe aleanca nga OSBE apo tjetërkush. Vendimet e marra ndër vite me firmën dhe vullnetin e vetëm të Drejtorit të Përgjithshëm dhe qokat që u bëhen anëtarëve të KD, sipas një tradite të hershme, e kanë shndërruar këtë institucion në një piramidë financiare, në një gjigand të ndryshkur dhe të penguar, të cilin duan ta kallin( në mosqenie), por që ende u duhet për ta patur simbolikisht.
Konstatimet apo ankesat e publikuara apo të paraqitura përmes letrash apo edhe dialogimesh nga titullarja e re e RTPSH, me Ministrinë e Financave apo dikë tjetër prej Ekzekutivit, janë shenja të mosmenaxhimit dhe të dëshpërimit funksional. Madje këto janë simptoma të plota nënshtrimi shtetëror.
Media publike është aset dhe duhet të bëhet institucion publik kombëtar. RTPSH ( dhe jo sikundër e keqpërdorin shpesh akronimin RTSH), është histori jetëgjatë e gazetarisë dhe funksioneve publike në këtë vend.
Media publike duhet nxjerrë nga kthetrat e synimeve për t’u katandisur në media shtetërore!
Asetet që trashëgon kjo sh.a qoftë godina, mjedise, infrastrukturë, pika shërbimesh, kapacitete logjistike, pagesa e taksës publike dhe parësisht njerëzore dhe ekspertësh profesionistë, lehtësisht e bëjnë të mundur rentabilitetin financiar dhe menaxhues si dhe konkurues të saj në krejt hapësirën kombëtare dhe skenën mediatike të vendit.
UGSH shpreh dyshimin se aktorë privatë mediatikë dhe qarqe të caktuara politike dhe opinionbërjeje janë të insteresuar të mbetet në gjendje krize financiare dhe paralize funksionimi media jonë publike.
Këtë krizë dhe sidomos gropën e pretenduar financiare të shkaktuar ndër vite, do të duhet ta trajtojnë sa më parë institucionet ligjzbatuese dhe Kuvendi i ri që mblidhet në shtator.
UGSH i konsideron të drejta kërkesat për auditim, por kurrësesi nuk mund të pranojë mbajtjen e statusquosë së krizës e cila rrezikon dhe kërcënon ekzistencialisht disa dhjetra punonjës dhe gazetarë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e plotë me rreth 700 punonjësit dhe gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës, të cilët përballen si asnjëherë dhe kurrë ndonjëherë, në historinë e medias publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me mungesën e financimit nga Kuvendi dhe Qeveria në detyrë, e vendit.
Institucioni i medias publike, i themeluar me ligj të Republikës së Kosovës, urgjentisht duhet të ndërhyjnë për ta zgjidhur këtë situatë dhe të garantojnë opcionin legjitim të informimit publik prej mediumit të vetëm publik që është RTK.
UGSH e konsideron këtë krizë mosfinancimi të RTK-së, papërgjegjshmëri politike të Kuvendit dhe qeverisë në detyrë. Reagimet dhe apelet e shumta të ardhura nga rrjete të shumta organizatash dhe institucionesh ndërkombëtare, në mbrojtje të informimit publik, për këtë krizë në Kosovë, janë alarm dhe goditje e imazhit funksional të shtetit të Kosovës.
UGSH vlerëson se përkimi i krizës financiare në RTPSH dhe në RTK, përkatësisht në Shqipëri dhe Kosovë, është mundësi e një qëllimi shndërrues të tyre në media shtetërore dhe të politizuara. Në këto kushte, ne kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme edhe të organizmave ndërkombëtare që mbrojnë informimin publik dhe institucione të tilla të mediave publike në vendet që aspirojnë anëtarësinë në BE.
Gazetarët dhe punonjësit e medias publike në Shqipëri dhe Kosovë, kanë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të anëtarëve të organizatës sonë dhe më gjerë, të komunitetit të gazetarëve dhe punonjësve të mediave./ CNA
Është ndarë sot nga jeta violinisti i shquar Robert Papavr...
SPAK ka vendosur këtë të hënë dërgimin për gjykim të 5 ...
Rreth 20 mijë maturantë nga i gjithë vendi garojnë në univ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fu...
SPAK-u i ka komunikuar akuzën kryetarit të Partisë së Liri...
Kryetari i Partisë Demoratike, Sali Berisha, është paraqit...
Në malin e Skërficës në Bashkinë Delvinë është aktivizuar ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (RCC Albania), në bash...
Media e huaj online ‘The national News’ i ka kushtuar një ...
Prokuroria e Fierit listoi një sërë shkeljesh të rënda për...
Sot mbushen 40 ditë nga jetëndërrimi i Hirësisë së Tij, Mi...
Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Ka...
Një vatër zjarri është raportuar këtë të diel në malin e S...
Raportohet se një zjarr ka rënë në Portëz, në aksin Fier-P...
Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ë...
Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga ngjarja makabre...
Një lloj i rrallë peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkata...
Një raporti i hartuar nga Prokuroria e Fierit ka evidentua...
Në kuadër të sezonit turistik, OSHEE ka marrë të gjitha ma...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...