20 mijë maturantë garojnë në universitet/ Fituesit do të shpallen më 25 gusht
Rreth 20 mijë maturantë nga i gjithë vendi garojnë në univ...

SPAK ka vendosur këtë të hënë dërgimin për gjykim të 5 shtetasve, ndaj të cilëve rëndon akuza e blerjes së votave në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve: Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara, Shkëlqim Hoxha.
Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:
Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.
Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë. Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.
Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës./CNA
Rreth 20 mijë maturantë nga i gjithë vendi garojnë në univ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë orëve të fu...
SPAK-u i ka komunikuar akuzën kryetarit të Partisë së Liri...
Kryetari i Partisë Demoratike, Sali Berisha, është paraqit...
Në malin e Skërficës në Bashkinë Delvinë është aktivizuar ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (RCC Albania), në bash...
Media e huaj online ‘The national News’ i ka kushtuar një ...
Prokuroria e Fierit listoi një sërë shkeljesh të rënda për...
Sot mbushen 40 ditë nga jetëndërrimi i Hirësisë së Tij, Mi...
Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Ka...
Një vatër zjarri është raportuar këtë të diel në malin e S...
Raportohet se një zjarr ka rënë në Portëz, në aksin Fier-P...
Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ë...
Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje nga ngjarja makabre...
Një lloj i rrallë peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkata...
Një raporti i hartuar nga Prokuroria e Fierit ka evidentua...
Në kuadër të sezonit turistik, OSHEE ka marrë të gjitha ma...
Sot, më 2 gusht 2025, kujtohet 33-vjetori i Fronëzimit të ...
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon. Kryeminist...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...