Dhuna mes zyrtarëve të IKMT-së/ Afrim Qëndro i shkarkon nga detyra
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...

Kompania Gener 2 ka reaguar në lidhje me kompleksin turistik që po ndërtohet në zonën e Velipojës.
Në reagimin e bërë kompania thotë se ky projekt prej kohsh ndodhet në qendër të sulmeve ku faktt janë zëvendësuar me spekulime të pabazuara.
Kompania shprehet se leja e ndërtimit për këtë kompleks është totalisht e përmbyllur dhe nuk ka një proces gjyqësor që ka pezulluar projektin.
Këto lajme janë të pavërteta.
Reagimi i GENER 2
Projekti turistik i kompanisë GENER 2 në zonën e Velipojës është vënë prej kohësh në shënjestër të një serie sulmesh dhe pretendimesh publike, ku faktet janë zëvendësuar nga spekulime të pabazuara në dokumente dhe në vendime institucionesh.
E vërteta qëndron se ky investim është konceptuar si një projekt strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik për zonën dhe si një pol i ri zhvillimi turistik për vendin.
Për hir të transparencës, që kemi ndërtuar prej dekadash me publikun dhe informimit korrekt të opinionit, paraqesim më poshtë 10 të vërteta të verifikuara mbi projektin:
1. Leja e ndërtimit është 100% e përmbyllur
Projekti ka marrë leje ndërtimi përfundimtare, pas përmbushjes së të gjitha procedurave ligjore dhe teknike, duke respektuar çdo hap administrativ, mjedisor dhe urbanistik, përfshirë edhe zhvillimin e dëgjesave publike me komunitetin.
2. Pretendimet për pronësi brenda territorit të projektit të pabazuara në dokumente
Çdo pretendim aktual për pronësi nuk është mbështetur asnjëherë me dokumentacion të vlefshëm në gjykatë gjatë proceseve të zhvilluara deri në vendimin përfundimtar. Nëse ka dokumente të tjera, ku pretenduesit të vërtetojnë me prova atë që thonë me gojë, atëherë ato duhet të ishin bërë publike dhe duhet të ishin paraqitur përpara autoriteteve kompetente.
3. Statusi i kompanisë GENER 2
Në këtë proces, GENER 2 ka qenë palë e tretë zhvilluese, duke hyrë në marrëdhënie kontraktuale për truallin me një palë të dytë të ligjshme. Kompania nuk ka asnjë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me pretenduesit aktualë, të cilët nuk kanë provuar ligjërisht asnjëherë pretendimet e tyre.
4. Gatishmëri e përhershme për transparencë
Kompania ka deklaruar vazhdimisht gatishmërinë për transparencë ndaj institucioneve, mediave dhe përfaqësuesve seriozë politikë, mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve, jo të narrativave apo interpretimeve të njëanshme dhe dashakëqija. Kush dëshiron informacione shtesë, është i mirëpritur të na kontaktojë dhe do të marrë menjëherë çdo sqarim.
5. Nuk ka proces gjyqësor pezulluesPretendimet se projekti ndërtohet mbi një tokë me konflikt të hapur gjyqësor aktiv apo se ekziston një proces tjetër, që pezullon projektin, janë të pavërteta. Prona i ka kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për vijimin normalisht të punimeve.
6. Procesi tjetër i përmendur në media
Procesi gjyqësor i paraqitur në disa media si “fitore” nuk ka asnjë lidhje me perimetrin e projektit të GENER 2 në zonën e Velipojës dhe nuk prek asnjë centimetër të sipërfaqes, ku po zhvillohet investimi.
7. Pretendimi për uzurpim të pronës
Pretendimi se kompania ka uzurpuar tokë pa dokumentacion ligjor është tërësisht i pavërtetë. Trualli është kontraktuar përmes një transaksioni të ligjshëm, të mbështetur në dokumentacion të plotë pronësie. Theksojmë se pronësia në të gjithë territorin e projektit është 100 përqind private, që do të thotë se nuk ka asnjë metër katror tokë shtet.
8. Të drejtat e trashëgimtarëve
Pretendimi se janë cenuar të drejta trashëgimtarësh brez pas brezi nuk qëndron, pasi asnjë nga pretenduesit nuk ka paraqitur dokumentacion ligjor që provon një të drejtë të tillë mbi sipërfaqen e projektit.
9. Tensionet në terren, kompania e penalizuar padrejtësisht
Pretendimi se tensionet në terren janë nxitur nga kompania është i pavërtetë, madje faktet flasin për të kundërtën. Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj punonjësve tanë dhe pajisjeve në funksion, kompania u detyrua të kontraktojë një kompani private sigurie, e licencuar prej vitesh në treg, me qëllim mbrojtjen e punonjësve dhe të investimit nga aktet e dhunës.
10. Çfarë rezulton pas gjithë këtyre energjive negative të shpenzuara?
Në një shtet të së drejtës, çështjet e pronësisë dhe ligjshmërisë trajtohen në gjykatë, jo përmes presionit publik apo tensioneve në terren. Dhe kjo vlen si për ata që kanë pretendime konkrete, ashtu edhe për aktorë të tjerë politikë dhe mediatikë që shfrytëzojnë rastin për të afruar gjoja mbështetje publike për qëllime dhe interesa okulte.
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesë...
Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Meta u...
Një vendim i qeverisë shqiptare ka miratuar krijimin e një...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joa...
Burime për CNA bëjnë me dije se një konflikt ka ndodhur me...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Policia Rrugore e Elbasanit, në bashkëpunim me Njësinë Ope...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në vi...
Katër protestues që u arrestuan pas tubimit të Partisë Dem...
Qarkullimi i mjeteve ka nisur në aksin Librazhd-Përrenjas,...
Grupi Zviceran i Tregut (SMG) ka zhvilluar një konferencë ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin (pa vendim) lidhu...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Ambasadori i OSBE/ODIHR, Michel Tarran, gjatë fjalës së ti...
Në datën 9 mars do të mbahet seanca gjyqësore në themel pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...