"Vendim i lidhur me qeverisjen e vendit"/ Muçollari, reagim për pezullimin e vizave nga SHBA-ja
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...

Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kanë protestuar ditën e sotme kundër zaptimit të kullotave të tyre. Ata pretendojnë se sipërfaqet kullosore u përkasin prej vitesh dy fshatrave dhe janë zaptuar nga një person i vetëm, i cili ka përfituar mbi 300 hektarë tokë.
Sipas banorëve, këto sipërfaqe pritet të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa kjo do të sillte pasoja të rënda për komunitetin, pasi burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e zonës është blegtoria.
Një nga banorët shprehet se ka mbivendosje të hartave të pronësisë, duke u marrë edhe kullotat e përbashkëta të dy fshatrave.
"Zotëria që ka pronën ka bërë një mbivendosje në hartën e kullotës së fshatit Taç i Sipërm dhe Prodanit, duke marrë komplet zallin e të dyja fshatrave. Të dyja fshatrat merren vetëm me blegtori. Nëse bëhen këto panele, fshati ikën, sepse kullotat janë të vetmet të ardhura për familjet”, u shpreh banori.
Sipas banorëve, bëhet fjalë për një sipërfaqe që shkon deri në 340 hektarë, ndërsa punimet kanë nisur pa pasur lejet përkatëse.
"Ne jemi njohur me këtë situatë kur ata filluan punimet, duke bërë fizibilitetin e tokës. Të fillosh punimet pa pasur leje bashkie nuk e di si bëhet. A kanë leje mjedisi këta? Duhet të bëhet edhe studim arkeologjik, sepse nuk i dihet çfarë ka zona poshtë", thanë ata.
Rreth 100 blegtorë nga të dyja fshatrat preken drejtpërdrejt nga kjo situatë. Banorët paralajmërojnë se humbja e kullotave do të sillte shpopullimin e zonës.
"Zona këtu merret vetëm me blegtori, janë të ardhurat kryesore. Do t’i shesim bagëtitë dhe do të ikim. Ky është shpopullim. Asnjë njeri s’po e vë ujin në zjarr", shtoi një protestues.
Edhe kryeplaku i fshatit shprehet se prona është dhënë pa dëshmi ligjore dhe pa transparencë. Sipas tij, edhe juristë të institucioneve të kthimit të pronave kanë konstatuar parregullsi në dokumentacion.
"Jam banues dhe kryeplak i fshatit. Ne i kemi ndjekur procedurat ligjore në atë kohë dhe zotërisë iu dha prona pa asnjë dëshmitar. Kemi kërkuar matjen e sipërfaqes së pronës dhe askush nuk na e thotë. Juristi i kthimit të pronave na tha se prona është e juaja dhe ky gjyq hidhet poshtë sepse mungojnë dëshmitarët. Nëse merret toka, ne mbetemi në rrugë. Fëmijët na i përzunë, edhe dy pleqtë që mbetën do të na i përzënë. Ku do të shkojmë?", tha kryeplaku.
Banorët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore dhe organeve ligjzbatuese që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të rishikojnë dokumentacionin e pronësisë, duke kërkuar ndalimin e çdo punimi deri në sqarimin e plotë të situatës./CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me pezull...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të mbyllet sërish ditën e s...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur garën për postin e zëv...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën nga...
Prefektura e Shkodrës ka bërë me dije se situata nga përmb...
Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, dis...
Situata e përmbytjeve në Shkodër është drejt përmirësimit....
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vone...
Dritan Shakohoxha sonte në emisionin Opinion ka folur për ...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vend...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme nga spit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lid...
Papa Leo XIV emëroi Kryepeshkopin Miroslaw Adamczyk si Nun...
Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja konstituive e Këshilli...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një përditësim, ka ndarë de...
Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Dre...
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë sot në fuqi vendim...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot disa udhëzime li...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...