web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KKT miratoi 73 leje ndërtimi/ Ja projektet e reja, në lloje dhe zona

25 Korrik 2025, 21:02, Aktualitet CNA

KKT miratoi 73 leje ndërtimi/ Ja projektet e reja, në lloje dhe zona

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKT) miratoi 73 leje ndërtimi gjatë muajt prill të këtij viti. Ndër to përfshihen edhe projekte në zonën e bregdetit.

Në këto projekte bëjnë pjesë kulla shumëkatëshe, resorte bregdetare dhe projekte të tjera infrastrukturore. Vlera e këtyre projekteve kap shifrën e mbi 1 miliardë eurove.

Disa nga restortet do të ndërtohen në zonën e Darëzezës dhe disa të tjera në zonën e Zvërnecit.

Në zonën e Zvërnecit mësohet se është dhënë leje për një resort të madh. Ndërtimi do të kryhet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.

Miratimet e lejeve të ndërtimeve nuk kishte si të mos preknin edhe kryeqytetin.

Tiranës do t’i shtohen disa kullave disa katëshe, si edhe një tjetër ndërtesë me 49 kate në rrugën ‘Reshit Petrela’.

Sipas informacioneve, ndërtimi i kësaj ndërtese të madhe do të realizohet nga kompania E.S.E.C../CNA





Lajmet e fundit nga