EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, shprehet në një reagim në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për bllokimin e integrimit.
Në postimin e tij, Këlliçi shkruan se Rama ndaloi drejtësinë para asaj që ai e cilëson “aferat më të rënda” në 35 vite. Më tej shprehet se deklaratat e bëra nga Rama janë gënjeshtra dhe mashtrime.
Sipas deputetit kjo po bëhet e papranueshme nga populli, ndërsa bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 17 prillit.
Postimi i plotë:
Ai që vjedh çdo ditë, nuk e ka për gjë të gënjejë çdo ditë..
Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama po gjen fajtorë të tjerë për bllokimin e integrimit, ndërkohë që është ai në mënyrë ekskluzive pengesa për kalimin e fazës së parë të kapitullit themelor, që ka të bëjë me shtetin ligjor. E bëri këtë në mënyrë të vetëdijshme, nën paralajmërim, kur vendosi të mbrojë në Kuvend me 82 vota, korrupsionin 1.1 miliardë euro.
Me zë e me figurë, me akt konkret, me fytyrën e tij, ai ktheu mbrapsht SPAK-un, dhe ndaloi drejtësinë para aferave më të rënda të 35 viteve, ku padyshim është vetë i përfshirë.
Ishte Brukseli në Tiranë, me gojën e McAllister që i tha: “Rasti Balluku është test për Shqipërinë”. E dëgjuan të gjithë. Çfarë bëri Edi Rama? E dinë shqiptarët. Në mes të marsit ai urdhëroi votat mjerane të shumicës së tij, dhe e shpalli veten të pahetueshëm.
Ktheu mbrapsht drejtësinë, ktheu mbrapsht Shqipërinë.
Ndaj, ato që thotë sot pa turp, janë thjesht gënjeshtra, njësoj si mashtrimi që ngriti edhe në fushatë sikur Shqipëria vetëm me atë do të shkonte në BE.
Opozita e kundërshtoi dhe e luftoi këtë moment që solli ngrirjen e integrimit. Me çdo mjet që kishte në dorë. Ne kërkuam nga dita e parë që e ardhmja europiane të mos mbahej peng nga interesat e Rama-Ballukut. Por ai refuzoi të merrte këtë mesazh dhe nga ndërkombëtarët, dhe nga PD dhe nga shqiptarët.
Opozita vijon të qëndrojë në këtë betejë, duke qënë e vetmja shpresë për të ndalur projektin personal të Edi Ramës që është rehatia, pushteti e pasurimi i tij, edhe nëse kjo sjell rënien e Shqipërisë në greminë.
Një njeri që nuk ka moral dhe turp për t’i bërë vendit këtë gjëmë, pse duhet të ketë moral dhe turp që ta pranojë përgjegjësinë?!
Ky soj është i fundit që do të kishte raport me të vërtetën. Ai që ka ndërtuar këtu narkoshtet, që ka qeverisjen më të korruptuar në kontinent, që pi verë 33 mijë euro shishja, që falimentoi kompaninë ajrore me udhëtimet e tij personale, që cakton koordinator për bandat, nuk e ka fare për gjë që të gënjejë çdo ditë, se ka për dert të gjejë e të shpalllë fajtorë ngado.
Çdo ditë, përveçse me aktet konkrete, Edi Rama po i sfidon shqiptarët dhe me fjalët e me sjelljen e tij. Deri ku mendon ai se do të pranohet kjo, deri sa do ta durojnë njerëzit?!
Koha po i shkurtohet. Fundin e tmerrshëm po e kërkon vetë.
Me 17 prill njerëzit do të bashkohen në shesh, të motivuar e me kurajo për të ndalur këtë të keqe. /CNA
Universiteti i Tiranës mbështet protestën e studentëve shq...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka h...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK për të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka njoftuar...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar bashkëjetesën fetare s...
Deputeti socialist Erion Braçe, i cili pak ditë më parë u ...
Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” kanë njoftuar pr...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtu...
Aktori i njohur nga Pogradeci, Ilir Shkurti mbylli sytë pë...
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës...
Ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llab...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një re...
Studentët shqiptarë do të zhvillojnë ditën e nesërme në Sh...
Në qelitë e Burgut të Durrësit ndodhen të ndaluar disa per...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,19...
Kjo e diel ka nisur me urime të shumta edhe nga politika m...
Këtë të diel, në Shqipëri dhe të gjithë botën festohet Pas...
Gjergj Luca dhe shpirti i tij i madh, në një ditë të madhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...