
Sot pasdite prokuroria ka nxjerrë një njoftim të dytë në lidhje me sulmin kibernetik nga hakera iraniane.
Dje ka njoftuar publikisht se mediat nuk duhet të publikojnë dhe transmetojnë materialet e nxjerra nga hakerat nga e-maili i ish-drejtorit të policisë së shtetit, se janë objekt hetimi dhe çështje, të cilat prekin sigurinë kombëtare dhe të dhëna individuale.
Në fakt, as dje dhe as sot, asnjë nga mediat nuk duket të ketë publikuar ndonjë të dhënë personale apo konfidenciale që cenojnë sigurinë kombëtare, por gjithsesi prokuroria ka mbajtur një qëndrim.
Mediat padyshim që duhet të jenë më të kujdesshme në raportimet që bëjnë, por kë duhet të besojmë, prokurorinë që thotë ka të dhëna sensitive të sigurisë kombëtare, apo kryeministrin.
Në një deklaratë të datës 18 korrik 2022, kryeministri ka thënë që ka qenë një sulm frontal, por të dhënat janë të sigurta e nuk është cenuar asnjë e dhënë e sigurisë kombëtare.
“Sistemet qeveritare kanë të gjitha 'back-up' dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurta në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.
Paralelisht, të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik. Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura.
Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurtë”, deklaronte Rama asokohe.
Tani prokuroria thotë se këto të dhëna janë për sigurinë kombëtare, ndërsa kryeministri thotë nuk cënojnë sigurinë kombëtare.
Kë të dëgjojmë dhe besojmë, prokurorinë që thotë mos publikoni, apo kryeministrin që thotë nuk cenohet siguria kombëtare.
Për sa kohë që nuk cenohet siguria, përse nuk duhet të publikojnë mediat të dhëna të cilat janë jokonfidenciale, por të dhëna të cilat shkojnë në interest të publikut, siç janë ato që kanë të bëjnë me informacione në lidhje me trafikun e drogës, apo informacione të tjera që kanë pasur institucionet ligjzbatuese dhe nuk kanë vepruar vite më parë.
Gjithsesi, reagimi i prokurorisë në fakt është një akt më shumë parapengues, pasi qartazi duket që as prokuroria dhe as qeveria ndoshta nuk dinë fare se çfarë kanë marrë hakerat dhe çfarë kanë mundur të hakojnë në sistemet e shtetit shqiptar.
Dhe ndoshta me këto urdhra dhe vendime që nxjerrin, thjeshtë dhe vetëm duan të paralajmërojnë se më e keqja nuk ka ardhur akoma./ CNA.al
Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë "arrest ...
Prokuroria e Tiranës ka informuar në lidhje me hetimet nda...
Komisioni i Reformës Territoriale është shoqëruar me d...
Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e publikimit...
Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
“Ziko kompani” me produktin “Bana King”, një nga kompanit...
Gazetari Mentor Kikia u shpreh për një intervistë për ...
Komisioni i Ligjeve votoi unanimisht në parim draftin ...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur në...
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediav...
Pas vendimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit ...
Policia kufitare e Rinasit ka kapur një 28-vjeçar, i cili ...
Shqipëria është fiks vendi ku shprehja “çudia më e madhe t...
Sistemi i ALEAT në shumë qytete të vendit ka qenë i bl...
Publikimi i e-maileve sekrete të drejtorit të policisë...
Ditën e djeshme e-mailet e ish-drejtorit të policisë së sh...
Ambasadorja Yuri Kim, e ftuar në aktivitetin e Dhomës ...
Teksa Berisha vijon me takimet e tij me qytetarët e Shqipë...
Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka deklarua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...