web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaos në Qafë-Thanë/ Bllokohen rreth 30 kamionë, në pritje prej disa ditësh

24 Shkurt 2026, 12:32, Aktualitet CNA

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë po presin prej ditësh për të kaluar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Shkak është bërë prishja e segmentit rrugor që ndiqej si itinerar i zakonshëm për lëvizjen Qafë Thanë-Elbasan.

Për pasojë, shumë kamionë janë detyruar të ndryshojnë rrugëkalim dhe të kalojnë transit nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut, çka ka sjellë rritje të menjëhershme të fluksit në pikën kufitare dhe krijimin e radhëve të pritjes.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë 24 orëve të fundit në Qafë-Thanë kanë hyrë 1,510 shtetas dhe kanë dalë 1,703 shtetas, një tregues i rritjes së lëvizjes në këtë pikë kufitare, që po përballon një volum më të lartë se zakonisht si pasojë e devijimeve të detyruara të trafikut.

Situata në pikën kufitare të Qafë-Thanës paraqitet e rënduar edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët prej disa ditësh presin në radhë për të kaluar kufirin. Sipas disa kamionistëve turq, ata kanë dy deri në tri ditë që qëndrojnë të bllokuar, në pritje të lëvizjes së kolonës.

Kamionistët shprehen se janë përballur me mungesë ushqimi, uji dhe kushtet bazike, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të qëndrimit të zgjatur në kabinat e kamionëve. Shumë prej tyre theksojnë se kanë familje dhe fëmijë që i presin në shtëpi, ndërsa vonesat e gjata u shtojnë stresin dhe pasigurinë.

Në kushte të improvizuara, një prej kamionistëve turq është parë duke gatuar pranë mjetit të tij, mes kamionëve të rreshtuar, duke u përpjekur të sigurojë një vakt të ngrohtë pas orëve të gjata të pritjes. Pamjet tregojnë vështirësitë me të cilat po përballen drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, ndërsa radha vijon të lëvizë me ritme të ngadalta./CNA





Lajmet e fundit nga