
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i kërkoi këtë të mërkurë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votimin elektronik ta shtrijë edhe në Tiranë, krahas Durrësit dhe Elbasanit.
Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe Partia Socialiste.
PS, në kthim përgjigjen ndaj KQZ-së, deklaron se qarku i Tiranës prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh dhe fleta e votimit do të krijonte pengesa.
Sipas socialistëve, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar.
Në rast pamundësie të përfshirjes së tre qarqeve, PS kërkon që zhvillimi elektronik të zhvillohet në qarkun e Tiranës.
“Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votuesit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit.
Nga ana tjetër, votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.
Tashmë votimi elektronik është një procesi i njohur nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që Tirana, e para ka realizuar modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, është krijuar një eksperiencë nga qytetarët në këtë proces.
Nga ana tjetër, është fakt se qarku Tiranë, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësippër realizimin me sukses të këtij procesi.
Vlen për tu përmendur, afërsia e KQZ me zonat zgjedhore, pasi do të jetë kjo e fundit që do të trajnojë aktorët dhe do të ofrojë shërbimin për realizimin efektiv të këtij procesi.
Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun Tiranë, ku do të zhvillohet votimi elektronik.
Për të gjitha arsyet e parashtruata më sipër, propozojmë përfshirjen e qarkut Tiranë, krahas qarkut Elbasan dhe Durrës në zhvillimin e votimit elektronik.
Në rast pamundësie të përfshirjes së tre qarqeve, kërkojmë që zhvillimi elektronik të zhvillohet në qarkun e Tiranës”, theksohet në shkresën e PS-së.
Kujtojmë se KQZ ka planifikuar që votimin elektronik ta shtrijë vetëm në qarqet e Durrësit dhe të Elbasanit, por kjo është kundërshtuar nga partitë politike./ CNA
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur këtë të mërkurë n...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës parlamentare ...
Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas kanë hy...
Sot në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin po zhvil...
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka folur në Komisionin ...
Një numër i vogël aktivistësh kanë protestuar në Portin e ...
Flojera Davidhi do të jetë gjyqtarja që do të bëjë gjyqin ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur me kri...
Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të samitit të P...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Anija e parë me emigrantë nga Italia ka mbërritur në Porti...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka firmosur një tjetër ...
Kodi i Transmetimit të Mediave Audiovizive në Shqipëri...
Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregon se pësoi inf...
Porti i Shëngjinit është bërë gati të presë emigrantët...
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, E...
Policia njoftoi këtë të martë arrestimin e një tjetër ...
Të enjten, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen penale ndaj Plarent ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Ervin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...