Shqipëria kryeson në Europë, mbi 46% e popullsisë në rrezik varfërie
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, E...

Porti i Shëngjinit është bërë gati të presë emigrantët e parë të paligjshëm që duan të marrin azil në Itali, kërkesat e të cilëve do të përpunohen në kampet e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër, pas marrëveshjes së majit të këtij viti mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit. Ky model i ruajtjes së kufijve italiane, që propozoi Italia dhe që Shqipëria firmosi, joshi që në çastet e para të hedhjes së firmave, krerët e 15 shteteve të tjera europiane, të cilët përmes një letre drejtuar Komisionit Europian, institucionit ekzekutiv të Unionit, kërkuan ndjekjen e të njëjtit model për t'u përballur me emigracionin e paligjshëm në vendet e tyre.
Në konferencën për media në Luksemburg, ku kryeministri Rama ndodhej ‘për të vënë gurin e rëndësishëm të themelit' të hapjes së negociatave me BE-në, Deutsche Welle e pyeti Ramën nëse qeveria e tij "do të hapë dyert” edhe për shtetet e tjera? Rama përsëriti për të disatën herë që "ka pasur interes nga shtetet europiane por kërkesa e tyre është refuzuar prej tij”. Ai risolli në tryezë të njëjtat argumente si më herët: marrëveshja me Italinë u firmos për shkak të fqinjësisë së mirë dhe raporteve historike me Italinë, duke risjellë edhe shembullin më të fundit të ndihmës që emergjencat civile italianedhanë gjatë tërmetit shkatërrimtar që preku Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.

Por për herë të parë, mes rreshtash, Rama e la të hapur mundësinë për të marrë emigrantë të tjerë, nëse vetë BE do t'ia kërkonte këtë. Sipas tij, ‘fenonemi i migracionit nuk duhet trajtuar me copëza, por si një pjesë e tërë.
"Tjetër gjë është të luftosh migracionin e paligjshëm, dhe tjetër të garantosh emigrimin e rregullt, dhe Europa duhet t'i bëjë të dyja. Kur bëhesh pjesë e një familjeje të madhe, nuk mund të zgjedhësh për të ngrënë vetëm ushqimin e mirë dhe ëmbëlsirat. Ndonjëherë duhet të pranosh edhe ushqimet e tjera të listës, të cilat s'mund të jenë dhe aq të shijshme, por që gjithsesi duhen ngrënë” – tha Rama për DW.
I bindur për të bërë gjithçka në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian, Rama shtoi:
"Do të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme për të qenë vend krenar i BE-së. Dhe historia tregon se ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive”.
Marrëveshja mes homologëve shqiptarë dhe italianë, Rama dhe Meloni, për menaxhimin e migracionit të paligjshëm vijon të ngjallë debate në të dyja shtetet. Kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit janë konsideruar si "Guantamano” shqiptar, ku emigrantët e paligjshëm që synojnë të shkojnë nga Afrika drejt Italisë, do të mbahen të izoluar deri në momentin e pranimit ose anulimit të aplikimit të tyre për azil.

Deklaratat e kryeministrit Rama u bënë në Luksemburg, gjatë Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Grupi i parë përfshin pesë kapituj dhe tri kritere kyçe që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Union. Mes temave më të rëndësishme të këtyre kapitujve dhe kritereve janë sistemi gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, çështjet e sigurisë dhe reformat në administratën publike.
Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm i Hungarisë e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, tha se "Shqipëria bëri mirë detyrat e shtëpisë për të arritur deri këtu”. I pyetur nga Deutsche Welle, nëse procesi i zgjerimit do të funksiononte më mirë nëse vetoja do të hiqej nga vendimmarrja, ai u përgjigj se "Heqja e vetos do të çonte në shkatërrimin e Bashkimit Europian, pasi do të ulte rolin e shteteve të mesme dhe të vogla, dhe do t'u jepte fuqi të plotë shteteve më të mëdha të për vendosur”./ DW
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, E...
Policia njoftoi këtë të martë arrestimin e një tjetër ...
Të enjten, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen penale ndaj Plarent ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Ervin ...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca i ka bërë një surp...
Kryebashkiaku i Tiranës, i vetëquajturi zdromsi, dje i...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e c...
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shfaq dje në mëngjes, ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Sot, kreu i PD-së, Sali Berisha festoon 80-vjetorin e lind...
Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter ...
Ish-Presidenti, ish-Kryeministri, kreu i PD-së, Sali B...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Pro...
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesi...
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spitalin rajonal të S...
Vaksinat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luft...
Raporti i fundit i UNICEF nxjerr rezultate shqetësuese. N...
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një fazë të re t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...