EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një fazë të re të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025 – 2028 (CRM 2.0), ndërsa vlerësuar punën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe partnerëve në përgatitjen e dokumentit, në Samitin që shënoi edhe 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, mbajtur sot në kryeqytetin gjerman.
Liderët gjithashtu nënshkruan Marrëveshjen për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranimin për Studim në Ballkanin Perëndimor, si dhe miratuan Deklaratën për Qasjen dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit, e po ashtu edhe Deklaratën mbi Standardet e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte (FDI) Rajonale.
“Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot planin që do të respektojnë për 4 vitet e ardhshme – faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal është një plan për rritje të qëndrueshme. Ai është një kuadër unifikues i bashkëpunimit rajonal për mirëqenien e përbashkët ose interesat e përbashkëta në lojën globale. Në të gjitha fushat–digjitalizimi, tregtia, investimet, inovacioni, politikat e gjelbërta etj – që filluan të bëhen të dukshme gjatë fazës së parë të CRM, puna për integrimin ekonomik rajonal përmes planit CRM të nënshkruar sot, ankorohet fort në Planin e Rritjes së BE-së,” tha në Samit Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Liderët e Procesit të Berlinit pranuan rezultatet e arritura në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021 – 2024, si dhe rolin e RCC në lehtësimin e tij, duke përfshirë lirinë e lëvizjes me kartat e identitetit, njohjen e ndërsjellë të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda rajonit, funksionimin plotësisht të Roaming si në Shtëpi brenda Ballkanit Perëndimor, reduktimin e tarifave të roamingut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, avancimin drejt anëtarësimit në Zonën e Pagesave në Euro (SEPA), krijimin e Korridoreve të Gjelbër dhe reduktimin e kohës së pritjes, dhe duartrokitën përpjekjet e investuara në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ata theksuan nevojën për rritjen e bashkëpunimit rajonal përmes CRM 2.0.
“Pas 6 vjetësh të mandatit tim si Sekretare e Përgjithshme e RCC, mund të them se kurrë ky rajon nuk ka qenë kaq i lirë dhe kaq i vetëdijshëm siç është tani, për rëndësinë e bashkëpunimit. Të gjithë i detyrohemi procesit të integrimit në BE. Tregu i Përbashkët Rajonal është një mundësi e shkëlqyer, por ka një sfidë themelore: të kultivojë një vizion të përbashkët dhe një qëllim të qartë për të ardhmen tonë në Europë. Ndërsa punojmë për integrimin e tregjeve, ne gjithashtu kultivojmë një identitet të përbashkët europian, duke reduktuar joshjen e politikave izolacioniste dhe duke theksuar përfitimet e bashkëpunimit si forcë motivuese për përparim. Siç thotë dhe Jean Monet: “Ne nuk po formojmë një koalicion shtetesh, po bashkojmë njerëzit”' përfundoi Bregu.
Marrëveshja për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Pranimin për Studim në Ballkanin Perëndimor e nënshkruar sot është një marrëveshje e re që synon të rrisë lëvizshmërinë e studentëve dhe t’u japë atyre të drejtën për të studiuar në institucione të akredituara të arsimit të lartë në rajon. Së bashku me marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në Samitet e Procesit të Berlinit në 2022 dhe 2023, kjo marrëveshje do të rrisë më tej mundësitë për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor. Deklaratat mbi Qasjen dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit, dhe mbi Standardet e Shqyrtimit të Investimeve të Huaja Direkte për Ballkanin Perëndimor, të miratuara sot, synojnë të promovojnë partneritetet e kërkimeve dhe inovacionit, të kultivojnë një ekosistem dinamik të inovacionit rajonal, si dhe të përshtatin politikën e investimeve me normat e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Liderët e Procesit të Berlinit mirëpritën rezultatet e Takimit të Parë Ministror mbi Agendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), të organizuar nga RCC javën e kaluar në Hamburg. Ai takim rezultoi në miratimin e Deklaratës së Hamburgut mbi Agendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që rinovoi dhe forcoi angazhimin e Ballkanit Perëndimor për zbatimin e plotë dhe në kohë të GAWB dhe Planit të tij të Veprimit 2021-2030, zbatimi i të cilit po lehtësohet dhe monitorohet nga RCC, me vizionin për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.
“Arsimin nuk e bëjnë cilësor ligjet”. Ky është mendimin i...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, është shfaqu...
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, denoncoi mungesën...
Në disa vite, në vendin tonë kërkesat e studentëve ndaj qe...
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për ish-kryebashkiak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje...
Anija e marinës “Libra” është nisur drejt Shqipërisë për t...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre dëshmitarët e vrasjes...
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realiz...
Gjykata e Korçës lë në fuqi masën e arrestit me burg për t...
Kryetari i Konferencës së Rektorëve Artan Hoxha ka shp...
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur n...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kr...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës Voltan Shkullaku, Arjan Man...
Sot liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Gj...
Ditën e mërkurë do të miratohet rregullorja në zbatim të l...
Pas nuk arriti dot të trondiste “ushtrinë” e tij me 9-...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar proje...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka u...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirinë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...