web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet seanca për Gjicin/ Kërkohen të gjitha kartelat mjekësore

14 Tetor 2024, 15:05, Aktualitet CNA

Shtyhet seanca për Gjicin/ Kërkohen të gjitha kartelat

Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për datën 11 nëntor 2024, në orën 13:00.

Gjyqtarja Suela Lika ka kërkuar të gjitha provat e paraqitura nga avokati i tij t’i nënshtrohen procesit të verifikimit.

Gjithashtu, u urdhërua dorëzimi i të gjitha kartelave mjekësore të Gjicit që prej kohës së paraburgimit, si dhe një raport nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë për dinamikën e vuajtjes së dënimit të tij./ CNA





Lajmet e fundit nga