EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Kanë përfunduar gërmimet dhe mbushja e trupit të rrugës, ndërsa pas përfundimit të stabilizantit pritet të nisë edhe hedhja e shtresave të asfaltit. Segmenti kalon përgjatë përroit të Gjerozës, ku është ndërhyrë për sistemimin dhe devijimin e tij, duke përfshirë edhe ndërtimin e mureve mbajtëse.
Edhe në këtë lot po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që e gjithë vepra të jetë gati për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.
“Ecuria e punimeve është e kënaqshme, është sipas grafikut. Ka kaluar 70% e realizmit fizik. Kanë përfunduar të gjitha gërmimet, masat mbrojtëse me mure, ka përfunduar pothuajse nyja në rrugën “Myslym Keta”, e cila na lidh me Rrugën e Arbrit e do jetë dhe një portë hyrëse për Tiranën. Ka filluar stabilizanti dhe me përfundimin e tij, nga mesi i muajit tetor, mund të fillojnë dhe shtresat asfaltike”, tha Gjyli.
Zëvendëskryeministrja, Balluku e vendosi theksin tek ritmi i punimeve për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin. Në fund të vitit, tha Balluku, e gjithë vepra, ashtu sikundër është premtuar, duhet të jetë gati dhe e aksesushme.
“Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, të kemi një koordinim mes palëve duke qenë se këtu kemi disa lote që punojnë njëkohësisht”, u shpreh Balluku.
Zhvendosja e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë ka qenë një tjetër sfidë në këtë projekt, ku OST dhe OSSH kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe kanë ndërhyrë shpejt për të mos krijuar vonesa në ecurinë e kantierit. Segmenti do të jetë i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve do të jetë e lartë, ndërsa do të ketë pjesë të tij edhe elementet urbanë, gjelbërim, ndriçim.
“OSSH-ja dhe OST-ja kanë pasur një rol të rëndësishëm në të gjithë pjesën e dytë të unazës, nga ‘Shqiponja’ dhe deri në rrethrrotullimin e Dajtit, që më pas lidhet edhe me pjesën tjetër, atë të segmentit që lidhet me zonën e Bërrylit. I është dashur si Operatorit të Transmetimit, ashtu edhe Operatorit të Shpërndarjes që të jenë pjesë e grupeve të punës për të lëvizur disa nga linjat kryesore, si ato të transmetimit dhe ato të shpërndarjes, dhe madje edhe duke i përmirësuar ato. Aty ku i kemi pasur ajrore i kemi kaluar nëntokësore me ABC. Ky bashkëpunim ka qenë i shkëlqyer, nuk na ka krijuar fare vonesa dhe duhet thënë që është shumë e rëndësishme në raste të tilla që të gjithë komponentët të koordinojnë”, nënvizoi Balluku.
Loti 6 ka një gjatësi prej 1.3 kilometrash dhe nis pas rrethrrotullimit të rrugës Tiranë-Dajt. Aksi është vendosur në shtratin e përroit, i cili është përfshirë brenda një koletori betonarme./ CNA
Gjykata e Korçës lë në fuqi masën e arrestit me burg për t...
Kryetari i Konferencës së Rektorëve Artan Hoxha ka shp...
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur n...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kr...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës Voltan Shkullaku, Arjan Man...
Sot liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Gj...
Ditën e mërkurë do të miratohet rregullorja në zbatim të l...
Pas nuk arriti dot të trondiste “ushtrinë” e tij me 9-...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar proje...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka u...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirinë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbledh sot në Berlin liderët...
Në jubileun e 10-vjetorit të Samitit të Berlinit pritet mi...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Rreth 82% e maturantëve në Shqipëri u regjistruan në u...
Në Shqipëri projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkenc...
Televizionet kanë ndezur motorët në një garë të re për...
Një djalë 12-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës...
Një situatë kaotike është krijuar në aksin rrugor Librazhd...
Presidenti turk, Erdogan ka reaguar për vizitën në Shqipër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...