“Dhuratat” e Ramës për Bollino-n përmes 4 VKM-ve/ Malltezi: Të përgjigjet para ligjit
Jamarbër Malltezi nuk ka kursyer kryeministrin Edi Ram...

Instituti i Studimeve Politike i ka tërheuqr veshin mazhorancës, pasi ka konstatuar një sërë problematikash lidhur me miratimin, funksionimin dhe impaktin e Komisioneve Hetimore parlamentare.
Nga studimi, ISP thotë se Kuvendi ka refuzuar për së paku 18 muaj të përfshijë në agjendën e vet dy nisma ligjore të njëjta lidhur me komisionet hetimore që kanë objekt të njëjtë me nismën e re të mazhorancës, nismën e deputetes Jorida Tabaku dhe deputetit Edmond Spaho.
“Në klimën e kritikave të shumta ndërkombëtare dhe vendore drejtuar Kuvendit për keqpërdorimin e shumicës parlamentare për të penguar parimin kushtetues të kontrollit parlamentar të pushtetit ekzekutiv përmes mekanizmit të komisioneve hetimore, mazhoranca ka iniciuar një projektligj me disa ndryshime. Përmbajtja e tij do të jetë objekt diskutimi dhe nga formulimet, duket qartë se është një nismë më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të ofruar 'zgjidhje' formale sesa për të zgjidhur problematikat e konstatuara lidhur me miratimin, funksionimin dhe impaktin e komisioneve hetimore parlamentare.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka monitoruar në vijueshmëri parlamentin dhe nga të dhënat rezulton se Kuvendi ka refuzuar për së paku 18 muaj të përfshijë në agjendën e vet dy nisma ligjore të njëjta lidhur me komisionet hetimore që kanë objekt të njëjtë me nismën e re të mazhorancës.
1-Nisma e parë daton në datën 2 mars 2022 (nisma Spaho),
2-Nisma e dyta në 9 dhjetor 2022 (nisma Tabaku)", thuhet në raport.
Më tej ISP parashtron në gjetjet e saj se dy nismat e opozitës u injoruan, ndërsa e mazhorancës është lajmëruar se do të jetë pjesë e agjendës parlamentare.
Sipas studimit, është kufizuar e drejta e 35 deputetëve për të iniciuar Komision Hetimor parlamentar, një e drejtë e sanksionuar në nenin 77 të Kushtetutës së RSH.
“Dy nismat e opozitës u injoruan, ndërkohë që nisma e mazhorancës është lajmëruar se do të jetë pjesë e agjendës parlamentare. Tabela paraqet tre nismat, dy nga të cilat ende pa vendimmarrje dhe as shqyrtim parlamentar, si dhe vendimin e fundit të Kuvendit më 2016, kur rrëzoi një nismë për ndryshime në kuadrin ligjor të komisioneve hetimore parlamentare.
Raporti i progresit i BE për Shqipërinë, raportet e FH, të ISP, të AI, dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare dhe vendore që kanë objekt vlerësimi edhe standardet e funksionimit të parlamentit kanë kritikuar kufizimin apriori të së drejtës së 35 deputetëve për të iniciuar komision hetimor parlamentar, një e drejtë e sanksionuar në nenin 77 të Kushtetutës së RSH”, thekson studimi.
ISP rendit rrugën e duhur se si duhet të funksiononte Kuvendi, ku me debat duhet të shqyrtoheshin nismat e opozitës.
“Në një vend demokratik situata të tilla do të evitoheshin, por në vendet me demokraci hibride ekzistojnë akte politike dhe institucionale që do të ofronin së paku një paketë standardesh referuese, si p.sh; Kuvendi të inicionte një debat në Komisionin e Ligjeve dhe brenda një periudhe 30 ditore të merrte opinione të ndryshme lidhur me nevojat e reformimit të legjislacionit mbi komisionet hetimore;
Kuvendi të adresonte shqetësimin në Gjykatën Kushtetuese ose në Komisionin e Venecias duke kërkuar zgjidhje të mosmarrëveshjeve ose në rastin e dytë, interpretim të dispozitave dhe standardeve rreth komisioneve;
Kuvendi mund të përfshinte në rendin e ditës dy nismat e arkivuara të deputetëve dhe të shmangte ndërkohë rrëzimin në bllok të shtatë nismave të opozitës për komisione parlamentare, duke nxitur reformimin e ligjit mbi komisionet dhe nevojën për dialog institucional midis dy palëve politike.
Kuvendi nuk bëri as njërën, as tjetrën, por zgjodhi rrugën “shqiptare” të përballjes me problemet, - nisma e njëanshme politike, nismë e paplotë dhe jo efektive, rendje pas procedurave jo thelbit, rrëzim në bllok të kërkesave për komisione të opozitës, si dhe sfidë ndaj sugjerimeve ndërkombëtare dhe atyre vendore.
Për ta kuptuar sa formale është nisma mjafton të lexohet relacioni, i cili përmban jo pak, por 150 gabime drejtshkrimore bazuar në standardin e gjuhës shqipe! Po ashtu, pavarësisht se është iniciuar nga një deputete juriste ose staf i saj, relacioni edhe referencat kushtetuese nuk i ka të plota, si dhe përmban nocione e norma minimale juridike, duke u fokusuar në nevojat politike dhe interpretimet politike të ditës, - qasje jo serioze për një parlament që pret brenda pak ditësh të hapet mundësia për negociata konkrete anëtarësimi në BE.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po e monitoron në vijueshmëri procesin dhe natyrisht, në çdo rast do të dërgojnë komentet e sugjerimet veta, pavarësisht se nga praktika opinionet e shoqërisë civile nuk merren në konsideratë”, përfundon ISP./ CNA
Jamarbër Malltezi nuk ka kursyer kryeministrin Edi Ram...
Zbardhet raporti i Departamentit të Shtetit në lidhje ...
Media e njohur "The Telegraph", në një artikull të fundit,...
Analisti Andi Bushati, teksa ka komentuar çështjen e F...
Artan Hoxha ka treguar detaje nga paraqitja e Fatmir Mediu...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të B...
Shenjtorja Nënë Tereza, përveçse ka ndihmuar miliona fëmij...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur p...
Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se Bashk...
Në foton më sipër është Stiljan Pasho 53 vjeç, me dety...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Durrës këtë ...
Detaje të reja janë zbardhur nga ndalimi i punonjësit të p...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korcë-Elbasan)...
Këtë të mërkurë në GJKKO janë paraqitur përfaqësues të ndr...
Pas 6 orësh në SPAK, ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dorëzuar këtë të enj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së ...
Për tragjedinë e Gërdecit që ndodhi në mars të 2008, ka dë...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak t...
PS, përmes Ermonela Felajt, ka bërë me dije propozimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...