web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-drejtori i ARRSH-së tregon arsyen e paraqitjes në SPAK

14 Maj 2024, 10:33, Aktualitet CNA

Pas paraqitjes në SPAK mëngjesin e së martës, ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, është shprehur për mediat se ishte sot në Strukturën e Posaçme për një procedurë të bërë në kohën kur drejtonte institucionin e rrugëve. 

"Isha për një procedurë të bërë në kohën kur drejtoja ARRSH-në", mësohet të ketë thënë ai për gazetarët. 

Xhika ka qenë kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 2017.

Në 2018, Xhika u arrestua për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” për abuzime me tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ish-drejtori i ARRSH-së dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit./CNA 





Lajmet e fundit nga