web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimi në Zvërnec/ Klosi: Tradhti do të ishte nëse do të tërhiqeshim nga projekti

4 Qershor 2026, 21:21, Aktualitet CNA

Investimi në Zvërnec/ Klosi: Tradhti do të ishte nëse do

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi ka folur për investimin në Zvërnec dhe protestën e qytetarëve.

I ftuar në emisionin Opinion, Klosi u përgjigj protestuesve që e quajnë Ramën tradhtar, tradhti do të ishte nëse do të tërhiqej nga projekti.

“Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë. U bë lajm botëror; një projekt aq i madh e meriton të jetë lajm botëror.

Ideja është për të sjellë në Shqipëri një investim aq të madh, disa miliarda dollarë, që do mbajë mbi vete brend më të mira në botë.

Të gjithë ishin pro ngritjes së një Shqipërie tjetër turistike.

Sot jemi për një projekt që nuk e mendonim të kishte të tillë emra, po punohet për një projekt fantastik për zhvillimin e turizmit botëror.

Është pjesë e krenarisë.

Ajo që ndodh gjithmonë kur ka shumë gjërash. Ka debat në gjithë botën për të tilla gjëra. Ju e dini që për atë projekt po punojnë inxhinierë të zotë, të jashtëzakonshëm, me arkitektë të jashtëzakonshëm.

Tradhti do të ishte nëse do tërhiqeshim nga projekti”, tha Klosi./ CNA





Lajmet e fundit nga