
Zbardhet deklarata shokuese e infermieres Aurona Pelaj që u filmua duke dhunuar një të moshuar në azil, ndërkohë që qeshte së bashku me koleget e saj.
Sipas dëshmisë së dhënë për policinë, publikuar nga "Sinjali", infermierja tha se ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës me pretendimin se kjo e fundit ka qenë agresive.
Pelaj është shprehur se e moshuara e ka gjuajtur vetë e para me shqelm dhe ajo nuk ka përdorur dhunë e forcë të madhe.
“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat, pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurmë tek banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha ti ndihmoja. Ajo (viktima) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdorur dhunë e as forcë të madhe përveç me ndaluar sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”, ka deklaruar ajo.
Gjithashtu, infermierja ka thënë se ka mësuar në shkollë që duhet të jesh dominante ndaj personave që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike.
“Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominantë ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra, pasi pretendon se e ka lënë punën ditën e djeshme se nuk ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike./ B.A. – CNA.al
Gazetari Ermal Mulosmani ka publikuar banesën e Shtëpi...
Thellohet skandali i dhunës ndaj të moshuarës në shtëp...
Aurona Pelaj është punonjësja e shtëpisë së të moshuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kronikës së Zërit...
Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e p...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për dhunën makabre n...
Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipëris...
Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2...
Pamje të rënda janë publikuar në mediat e Kosovës për ...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të pr...
Pedagogët janë të vendosur të mos tërhiqen, por të për...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karbura...
Muslim Murrizi është shprehur se figura e kreut të SPAK-ut...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sekre...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në demaskimin dhe përgënj...
Historia e një zonje 44-vjeçare tronditi opinionin publik,...
Artan Hoxha së fundmi ka folur lidhur me luksin e shqiptar...
Një 16-vjeçare nga Fieri është raportuar e humbur. Mësohet...
Pjesëmarrësit e “Civil Society & Think Tank Forum 2022” që...
“Top Channel” dhe Vjollca Hoxha, sot kanë dalë më zbul...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...