
Thellohet skandali i dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë “Orenda” nga punonjëset e këtij institucioni.
Një qytetar i quajtur Tomor Hasani ka denoncuar në media se një tjetër e moshuar është keqtrajtuar në azil dhe bëhet fjalë për një të afërme të tij. Ai tha se halla e babait është keqtrajtuar nga infermieret.
“Gjyshi im ka shkuar të vizitojë motrën e vet dhe kur kanë filluar të bisedojnë ajo ka nisur të qajë dhe ka treguar që infermieret po sillen keq me të”, u shpreh qytetari.
Hasani theksoi se nuk e di nëse bëhet fjalë për dhunë fizike apo psikologjike.
“Për keqtrajtim fizik nuk e di që ka pasur, mirëpo ndoshta prej frikës nuk ka treguar… Nuk e di, nuk mund të them asgjë për keqtrajtim fizik, mirëpo ajo ka thënë se verbalisht infermieret janë sjellë keq. Përshembull, natën kur ka pasur nevojë, nuk ka marrë ndihmë prej infermiereve”, tregoi ai.
Hasani tregon për gazetën "Express" se vitin e kaluar ka dërguar një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk ka marrë përgjigje.
“Kam dërguar e-mail në ministri, s’kam marrë përgjigje. Mirëpo kam marrë nga drejtori, i cili më ka thënë ‘pse ke vepruar në mënyrë të njëanshme, e nuk na ke lajmëruar neve’ dhe u ka bërë presion fëmijëve të hallës së babait që të tërheqin ankesën, por unë nuk e kam tërhequr”, tha qytetari.
Më tej, ai deklaroi se nuk e di nëse familjarja e tij qëndron ende në këtë azil.
“Fëmijët janë marrë me atë punë, se ata kanë qenë të mllefosur me mua se janë frikësuar se po hakmerren infermieret”, tha Hasani.
Qytetari ka publikuar edhe e-mailin që ka dërguar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Përmes kësaj shkrese dua të ndaj me ju një ankesë të familjares sime, e cila është e moshuar. “Orenda” në Pejë (Rruga “Maria Shllaku”, nr 12). Ajo ankohet se infermieret në këtë rezidencë kanë sjellje të pahijshme ndaj të moshuarve që janë të vendosur aty. Kjo ndodh posaçërisht në ndërrimin e natës, kur të moshuarave me nevoja të veçanta u nevojitet ndihmë për gjërat që nuk mund t’i kryejnë vetë”, thuhet në e-mailin që Hasani e ka dërguar në MPMS./ B.A. - CNA.al
Aurona Pelaj është punonjësja e shtëpisë së të moshuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kronikës së Zërit...
Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e p...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për dhunën makabre n...
Java e Kulturës Hungareze vjen në disa qytete të Shqipëris...
Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2...
Pamje të rënda janë publikuar në mediat e Kosovës për ...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të pr...
Pedagogët janë të vendosur të mos tërhiqen, por të për...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karbura...
Muslim Murrizi është shprehur se figura e kreut të SPAK-ut...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sekre...
Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në demaskimin dhe përgënj...
Historia e një zonje 44-vjeçare tronditi opinionin publik,...
Artan Hoxha së fundmi ka folur lidhur me luksin e shqiptar...
Një 16-vjeçare nga Fieri është raportuar e humbur. Mësohet...
Pjesëmarrësit e “Civil Society & Think Tank Forum 2022” që...
“Top Channel” dhe Vjollca Hoxha, sot kanë dalë më zbul...
Pas marrëveshjes për ndryshimin e ligjit për informim mbi ...
Policia e Shtetit në kuadër të dy operacioneve “Cash dhe G...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...