Beqaj, i pakënaqur me akuzën e Kondilit/ “Unë kurseva para”
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shprehu pakën...

Kompania publike "ECO Elb", e cila ka nën zotërim inceneratorin e Elbasanit, nuk po arrin dot të finalizojë prej vitit të shkuar një procedurë që lidhet me monitorimin e parametrave mjedisore të landfillit.
Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për t'u mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars. Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave për procedurën që ka një fond limit prej 3 milionë lekë.
Më herët KPP rrëzoi procedurën e hapur nga "ECO Elb" nën argumentin se dokumentet e tenderit ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik.
"Komisioni i Prokurimit Publik thekson se kriteret e veçanta për kualifikim, specifikimet teknike nga autoriteti kontraktor duhet të përcaktohen të qarta, të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe jodiskriminues, duke mos penguar pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi, si dhe t’u japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës", do të nënvizonte Komisioni.
E njëjta procedurë shfaqi probleme edhe në fazën e parë kur "Eco Elb" njoftoi dy procedura në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, të cilat pasi kaluan disa hallka dhe u ankimuan në KPP ku ky i fundit i riktheu për rishpallje duke argumentuar se "ECO Elb" nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit.
"Eco Elb" është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbra...etj., në territorin administrativ të të gjitha bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete të tjera në fushën e përpunimit të mbetjeve, që lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe të komunitetit”. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind./ Monitor.al
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shprehu pakën...
Mëngjesin e kësaj të hëne, ish-ministrit të Shëndetësi...
Programi i rindërtimit që nisi pas tërmetit shkatërrues të...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Pas deklaratave të Philip Hughes anëtarit të Komisioni...
Riorganizimi i strukturave të Rithemelimit po sjellin pakë...
Pas miratimit të ndryshimeve ligjore në sektorin e turizmi...
Drejtori i projektit, Altin Ahmeti, ka zbuluar se aksi Thu...
Ambasadori Philip Hughes ka deklaruar se mungesa e garës s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar publikisht kr...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip ...
84 punonjës të administratës së Prokurorisë së Posaçme i j...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka nxje...
Avokati Genc Gjokutaj ka paralajmëruar se SPAK ka marr...
Autoritetet greke kanë marrë vendimin për të ndaluar emigr...
Kur "Zëri i Amerikës" u interesua për përgjigjen e qeveris...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas nda...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klo...
Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare është raportu...
Le të imagjinojmë për pak momente se jeni ulur me një grup...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...