Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me gjuhën denigruese të përdorur ndaj CNA nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia.
Përmes një deklarate, Shoqata shpreh solidaritetin e plotë dhe thekson se detyra e institucioneve, publike ose jo është të përgjigjen ose të mos përgjigjen, por të respektojnë normat e komunikimit, si dhe punën e gazetarëve.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shton se është në detyrimin e Haxhisë, si titullar i një institucioni si Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që të kërkojë ndjesë për sjelljen e tij.
Kujtojmë që CNA e kontaktoi me Maks Haxhinë disa ditë më parë për një denoncim të ardhur në redaksinë tonë ku pretendohej për ryshfet në procesin e licencimit të avokatëve nga Dhoma e Avokatisë, komunikim gjatë së cilit Haxhia përdori një gjuhë fyese dhe denigruese.
“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin për gjuhën denigruese të denoncuar se është përdorur ndaj gazetares së CNA,nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë z. Maks Haxhia.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka marrë një ankesë nga kjo redaksi dhe komunikoi me gazetaren për të marrë informacion. Sipas gazetares, për shkak të një denoncimi të mbërritur në redaksi për licensimin e avokatëve në Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ajo ka kontaktuar z. Haxhia duke i kërkuar një reagim në emër të redaksisë, për të patur dy palët. Gazetarja u shpreh e tronditur nga përgjigja e z. Haxhia, që ishte një gjuhë e padenjë e plot fyerje dhe pa asnjë përgjigje për denoncimin për të cilin ishte pyetur.
Duke respektuar të drejtën e gazetares për anonimat, e duke njohur eksperiencën e saj të gjatë në media, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh solidaritetin me kolegen. Detyra e një gazetari është të bëjë pyetje dhe të pasqyrojë të gjitha këndvështrimet në lajmet që bën. Nga ana tjetër detyra e institucioneve, publike ose jo është të përgjigjen ose të mos përgjigjen, por të respektojnë normat e komunikimit, si dhe punën e gazetarëve.
Eshtë në detyrimin dhe nderin e z. Haxhia si titullar i një institucioni të rëndësishëm si Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që t’i kërkojë ndjesë gazetares për sjelljen e tij, si përfaqësues i atij institucioni.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë inkurajon gazetarët që përballen me situata të ngjashme që të mos demotivohen, por të vijojnë detyrën e tyre duke kërkuar informacion, sic e kërkon deontologjia e profesionit”,-thuhet në deklaratë./CNA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar sot lënien në fuqi...
Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e gjyqtares Na...
Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në gjy...
Pas bllokimit të 25 tonëve me miser rreth një javë më parë...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Është shtyrë për në datën 17 nëntor, seanca në Gjykatën e ...
Politologu Afrim Krasniqi, në një reagim në rrjetet social...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka dalë në një deklarat...
Në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe aktualisht deputet...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shpreh...
Një atentat i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit, k...
Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shul...
AMP nis verifikimet për procedurat administrative të ndjek...
Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zh...
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me Muçi Shaljanin, ...
Në Komisionin për Nismat Qytetare po zhvillohet seancë dëg...
Shtetasi 33-vjeçar, që u përfshi në aksidentin e ndodhur t...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Komisio...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...