Shtyhet seanca për Veliajn/ Një tjetër taktikë e avokatëve të kryebashkiakut
Është shtyrë për në datën 17 nëntor, seanca në Gjykatën e ...

Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbahet edicioni i 28-të i Panairit të Librit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore e tashmë edhe ekonomike në vend.
Organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ky edicion vjen me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, e frymëzuar nga veprat e Ismail Kadaresë, duke vënë në qendër jo vetëm leximin si akt kulturor, por edhe industrinë e librit si një sektor me ndikim ekonomik në tregun vendas.
Rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut prezantojnë tituj të rinj, përkthime, botime akademike dhe literaturë për fëmijë, të cilët pritet të gjenerojnë një qarkullim të konsiderueshëm ekonomik në vetëm pesë ditë aktivitet. Panairi përbën një moment kyç për shitjet e fundvitit të botuesve, për promovimin e autorëve dhe për nxitjen e marrëveshjeve tregtare mes shtëpive botuese dhe librarive, që vijojnë më pas gjatë gjithë sezonit dimëror.
Megjithatë, sfidat mbeten të dukshme. Botuesit sinjalizojnë rënie të lehtë të volumit të botimeve të reja dhe një treg të brishtë shpërndarjeje, ku mungesa e rrjetit të librarive jashtë qendrave të mëdha urbane e vështirëson qarkullimin e librit.
Sipas kreut të Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, kjo ndodh në një kohë kur lexuesit po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt platformave digjitale, ndërsa formatet si e-librat dhe audiolibrat, edhe pse në rritje, nuk kanë ende një treg të qëndrueshëm në Shqipëri. Ai nuk lë pa përmendur edhe piraterinë si shqetësim që vijon.
Ai thekson se panairi shërben edhe si një tregues i shëndetit të industrisë së librit, një industri që kontribuon në ekonominë krijuese të vendit, punëson qindra autorë, redaktorë, përkthyes e dizajnerë, dhe që ka nevojë për mbështetje institucionale për të rritur konkurrueshmërinë.
Rënia e konsumit të librit fizik, kostot e shtypshkronjave që janë rritur ndjeshëm pas krizave të çmimeve të letrës dhe energjisë, si dhe mungesa e mbështetjes fiskale për botuesit, janë ndër çështjet që diskutojnë gjerësisht aktorët e fushës.
Për shumë botues, ky edicion shihet si një test për aftësinë e sektorit për t’u përshtatur me realitetin e ri digjital dhe për të gjetur modele të reja biznesi që lidhin botimin tradicional me teknologjinë. Në mënyrë simbolike, ky panair vjen në një kohë kur kultura po kërkon të rigjejë peshën e saj ekonomike brenda sektorit të industrive krijuese. /Monitor
Është shtyrë për në datën 17 nëntor, seanca në Gjykatën e ...
Politologu Afrim Krasniqi, në një reagim në rrjetet social...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka dalë në një deklarat...
Në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe aktualisht deputet...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shpreh...
Një atentat i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Rinasit, k...
Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shul...
AMP nis verifikimet për procedurat administrative të ndjek...
Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zh...
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me Muçi Shaljanin, ...
Në Komisionin për Nismat Qytetare po zhvillohet seancë dëg...
Shtetasi 33-vjeçar, që u përfshi në aksidentin e ndodhur t...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, gjatë fjalës së tij në Komisio...
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës u ka bërë thirrje qyteta...
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka komentuar për h...
Në komisionin për Nismat Qytetare është bërë me dije se bu...
Sot do të zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e...
Dita e sotme do të jetë e ngarkuar. Do të mblidhen 11 komi...
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...