web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO shtyn seancën gjyqësore për kryebashkiaken e Roskovecit, ja data e re

7 Maj 2026, 11:31, Aktualitet CNA

GJKKO shtyn seancën gjyqësore për kryebashkiaken e Roskovecit, ja

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 21 maj.

Bufi akuzohet për përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Më 17 shkurt të këtij viti, SPAK-u dha pretencën për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, për të cilën u kërkua dënim me një vit e 6 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në një vit burg.

Gjithashtu SPAK-u kërkon që Bufi të mbetet në shërbim prove për 2 vjet dhe si rrjedhojë dënimi me burg mund të pezullohet./CNA

 





Lajmet e fundit nga