Aksioni blic në burgun e Fushë-Krujës/ Çfarë u sekuestrua
Sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer një aksio...

Me Vendim të Këshillit të Ministrave, u miratua sot krijimi i bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (PERF). Institucioni administrues i PERF është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave, vendosi:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (në vijim PERF).
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore PERF është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
3. Të dhënat e bazës së të dhënave shtetërore PERF ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhëna parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura dhe të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me subjektet raportuese, që kanë të bëjnë me:
i. raportet financiare vjetore të partive politike;
ii. raportet financiare të fushatave zgjedhore;
iii. të dhënat për burimet e financimit, përfshirë financimet publike dhe jopublike;
iv. të dhënat për shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore dhe jashtë saj;
v. të dhënat për dhurimet monetare dhe dhurimet në natyrë;
vi. të dhënat për huat dhe kreditë;
vii. dokumentacionin financiar dhe administrativ shoqërues;
viii. raportet e monitorimit financiar dhe raportet e auditimit;
ix. vendimmarrjen administrative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me kontrollin, verifikimin dhe auditimin e financimeve të subjekteve politike e zgjedhore.
b) Të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që merren nga baza të tjera shtetërore, vetëm në masën e nevojshme për identifikim, si më poshtë vijon:
i. Të dhëna të përgjithshme të subjektit politik, si person juridik, koalicioneve dhe subjekteve zgjedhore nga baza e të dhënave shtetërore “Tatimi elektronik”, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
ii. Të dhënat personale të individëve të deklaruar si kandidatë për deputetë, kandidatë për kryetar bashkie, financierë të partive politike, auditues ligjorë dhe monitorues të fushatës zgjedhore nga baza e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
4. Dhënës të informacionit për bazën e të dhënave shtetërore PERF janë partitë politike, koalicionet, subjektet zgjedhore, kandidatët, financierët, audituesit ligjorë, si dhe institucionet publike, sipas ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar.
5. Baza e të dhënave shtetërore e Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (PERF) ndërvepron me bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, të administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) dhe me bazën e të dhënave “Tatimi elektronik”, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për qëllime identifikimi dhe verifikimi të të dhënave personale të personave fizikë, të përfshirë në procesin e raportimit financiar.
6. Përpunimi i të dhënave personale në PERF kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
7. Të dhënat personale të transmetuara dhe të përpunuara në bazën e të dhënave shtetërore PERF ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimit për të cilin janë mbledhur, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pas përfundimit të këtij afati, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen, sipas procedurave të institucionit administrues.
8. Niveli i aksesimit në sistemin PERF:
8.1. Niveli i aksesimit në sistemin PERF përcaktohet në bazë të roleve të përdoruesve dhe kufizohet sipas funksioneve e kompetencave të tyre ligjore.
8.2. Aksesi në sistem realizohet, si më poshtë vijon:
a) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – akses i plotë administrativ dhe funksional për të gjitha të dhënat e sistemit;
b) Partitë politike dhe subjektet zgjedhore – akses për regjistrimin, përditësimin dhe konsultimin e të dhënave, që lidhen me subjektin përkatës;
c) Kandidatët e subjekteve zgjedhore dhe/ose ata të propozuar nga zgjedhësit – akses i kufizuar për deklarimin dhe konsultimin e të dhënave, që lidhen me raportimin e tyre financiar;
ç) Financierët e partive politike – akses i kufizuar për deklarimin dhe konfirmimin e kontributeve përkatëse;
d) Audituesit ligjorë – akses për shqyrtimin dhe verifikimin e të dhënave, në funksion të procesit të auditimit;
dh) Monitoruesit e fushatës zgjedhore – akses për regjistrimin e monitorimeve dhe konsultimin e të dhënave, që lidhen me raportimet e tyre.
8.3. Aksesi realizohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe kufizohet vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen e funksioneve ligjore të secilit rol.
9. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërmerr masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, humbje aksidentale, akses ose përhapje nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave kryhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Çdo veprim në sistem lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin apo përhapjen e të dhënave duhet të lërë gjurmë për qëllime sigurie dhe auditimi.
10. Ngarkohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./CNA
Sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer një aksio...
Familjarët e 13-vjeçarit që mbeti viktimë e aksidentit tra...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një dalje televizive, u...
Janë bërë disa ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar, ...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë foltores në njësinë numër ...
Drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa është shkarkua...
Një operacion i befasishëm është duke u zhvilluar në burgu...
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë shtimin e tre bashki t...
Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Bashkimi Evropian po përg...
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Akli Fundo ...
Sot po zhvillohet një nga ceremonitë solemne për dhënien e...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm pasditen e sotme n...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Jetojmë në kohën kur drejtësia fillon dhe mbaron para se t...
Pasditen e kësaj të mërkure, në sheshin “Liria” në Durrës ...
Banorë të lagjes “Arapaj” në Durrës kanë dalë në protestë ...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka folur për dhunën e ...
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës...
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për disa...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...