LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti i jashtëzakonshëm/ Forcat Detare nxjerrin në lundrim fëmijët me sidromën Down

3 Nëntor 2023, 12:00, Aktualitet CNA

Gjesti i jashtëzakonshëm/ Forcat Detare nxjerrin në lundrim

Forcat Detare kanë mirëpritur të enjten disa fëmijë me sindromën Down.

Për të gëzuar vogëlushët, Forcat Detare i kanë nxjerrë ata në lundrim, duke u dhuruar emocione që nuk i kishin provuar më parë.

Siç shihet edhe nga videoja e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ata janë kujdesur për fëmijët me aftësi ndryshe dhe kanë kryer aktivitete nga më të ndryshmet, duke i dhënë pak njohuri bazike mbi lundrimin.

Peleshi e cilëson këtë takim si një moment të jashtëzakonshëm frymëzimi për të gjithë.

“Një ditë ndryshe me kampionët e Down Syndrome Albania! Vizita e tyre në Forcën Detare, një moment i jashtëzakonshëm frymëzimi për të gjithë ne”, shkruan ai krahas videos së publikuar në rrjetet sociale./ CNA

Lajmet e fundit nga