web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Furtuna” në komisariatin numër 2 në Tiranë/ Klodiana Lala sfidon publikisht Ilir Prodën

10 Prill 2025, 21:20, Aktualitet CNA

“Furtuna” në komisariatin numër 2 në Tiranë/

Pas arrestimit të ish-specialit të RENEA-s, Altin Morina, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, kanë ndodhur zhvillime furtunë në  Komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Sipas raportimeve shefi i krimeve në këtë komisariat është larguar nga detyra dhe është transferuar në një pozicion tjetër.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me këtë zhvillim. E ftuar në MCN TV, gazetarja ka thënë se Policia e Shtetit dhe kreu Ilir Proda duhet të kishte dalë me nëj reagim dhe të kishte bërë transparencë me atë që ka ndodhur në komisariatin numër 2 në Tiranë.

Sipas gazetares Kupola është fshirë me një të rënë të lapsit. Largimet, tentativat për dorëheqje dhe tranferimi i shefit të krimeve ka ndodhur për shkak të arrestimit të Altin Morinës.

Gazetarja thekson se Proda duhet të japë llogari pse shefi i krimeve u transferua 24 orë pas arrestimit të Altin Morinës.

Gazetarja Klodiana Lala ka nënvizuar se aktiviteti i lojarëve të fatit po kryhet nga grupe që mbështeten nga punonjës në Policinë e Shtetit.

Gazetarja e ka sfiduar publikisht Policinë e Shtetit dhe Ilir Prodën të vërtetojë të kundërtën.

“Policia do duhet të kishte dalë dhe të kishte bërë transparencë me atë që po ndodh në komisariatin numër 2. Kupola është fshirë si me të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve ka ndodhur pas arrestimti të Altin Morinës.

Ka patur goditje të një ambienti me lojëra fati. Kam dyshime të forta se ajo që po ndodh në komsiariatin 2  ka lidhje me arrestimin e Altin Morinës.

Policia e Shtetit nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.  AMP ka kontrolluar dosje deri në orët e para të mëngjesit.

Proda duhet të na japë llogari. Pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Altin Morinës.

A ka patur njerëz të pautorizuar që janë futur në ambientet e komisariatit numër dy. Kjo ngjarje po zhvillohet ditën për diell. Punonjës të policisë shprehin shqetësim për shantazh.

Lojërat e fatit janë kthyer në shqetësim shumë serioz që po kryhen nga grupe që kanë mbështetje me punonjës në Policinë e Shtetit.  E sfidoj Policinë e Shtetit të më provojnë të kundërtën”, tha gazetarja Klodiana Lala./ CNA





Lajmet e fundit nga